• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E 12 NËNTORIT/ Balliu: Aspiratë lirie dhe goditje ndaj diktaturës
Home
Politikë

PROTESTA E 12 NËNTORIT/ Balliu: Aspiratë lirie dhe goditje ndaj diktaturës

11 November, 2022 s.autor Politikë

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ftuar demokratët që të dalin masivisht në protestën e 12 Nëntorit të thirrur nga opozita.

Sipas Balliu kjo është një protestë për aspiratë lirie dhe goditje ndaj diktaturës.

“Protesta është një nga mjetet e mëdha motorike për ta ushqyer shpresën, por mbi të gjitha protesta ka fuqinë goditëse për ta çarë digën e së keqe që ka ngritur dhe që përbën diktaturën e Ramës.” Shprehet Balliu.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Protesta e 12 Nëntorit, aspiratë lirie dhe goditje ndaj diktaturës

Edi Rama në 10 vjet ka arritur të ngrejë një digë serioze që kulmoi me krijimin e një diktature të vërtetë në ushtrimin e pushtetit. Rama nga dita në ditë e ka mbushur këtë digë në radhë të parë me varfërimin e shqiptarëve, ai ka përdorur eskavatorët e korrupsionit siç janë konçesionet, PPP-t, ngritja pa tavan e vlerave dhe çmimeve nëpër tendera duke kapur “Everestin”. Pastaj në mbushjen e digës të së keqes vijnë pafund vjedhjet e përditshme nga taksat e panumërta dhe industria e gjobave. Të gjitha sëbashku kanë krijuar një aliazh të fortë që gjymton jetën e të gjitha moshave dhe që jep pasojat katastrofike në shpopullimim e vendit.

Në orët e përditshme të jetës, shqiptarët ndiejnë gjithashtu manipulimin dhe gënjeshtrën nga qeveria përmes falsifikimeve mediatike dhe veçanërisht dhunën në gjuhën e Kryeministrit. Ky i fundit i fokusuar në një aktivitet të vërtetë inkurajues të krimit pa ndëshkim është bërë një aset i zi i kësaj dige diktatoriale.

Shqipëria në të gjithë klasifikimet botërore është në fund dhe e mbushur me skandale. Këto dhe shumë materiale që e bëjnë jetën tonë njerzore të dhimbshme përpiqen të vrasin shpresën. Por shpresa duhet mbrojtur, duhen ushqyer.

Protesta është një nga mjetet e mëdha motorike për ta ushqyer shpresën, por mbi të gjitha protesta ka fuqinë goditëse për ta çarë digën e së keqe që ka ngritur dhe që përbën diktaturën e Ramës.

Protesta e 12 Nëntorit është në kohën e duhur, është në unison me dhimbjen dhe thirrjen e vullnetit mbarë kombëtar. Thirrjen për protestë e bën sot i madh dhe i vogël. Protesta e 12 Nëntorit nuk është e radhës, është e nevojës urgjente, e pandalshme dhe si e tillë ajo do ta çajë digën diktatoriale të varfërisë, të korrupsionit, të tradhëtisë dhe gjithçkaje të zezë që është përdorur për ta zhbërë këtë popull dhe këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, kush është i riu i arrestuar në Vlorë, pritet ekstradimi i tij
Previous article "MIKU IM MË I MIRË"/ Aleksia Peleshi bën urimin special për të atin dhe zbulon “frikën” e tij më të madhe

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT