• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA/ Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Valbonës, cështja përfundon në gjykatë
Home
Sociale

PROTESTA/ Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Valbonës, cështja përfundon në gjykatë

27 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ilirian Agolli

Protesta u zhvillua para Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili sipas tyre, duhet të kishte ndaluar ndaluar punimet e hidrocentraleve mbi lumin Valbona qysh në muajin maj.

Aktivisti i njohur i mjedisit, prof. Lavdosh Ferunaj, tha se “kompanisë i ka mbaruar 5 muaj më parë leja për ndërtim, e cila bie në kundërshtim me ligjin për zonat e mbrojtura, por IKMT, nuk ka ndërhyrë dhe në Valbonë mjedisi po shkatërrohet me shpejtësi falë shpërthimeve me dinamit dhe gërmimit të dy tuneleve për hidrocentral”.

Më herët gjykata administrative zhvilloi sot seancën e fundit gjyqësore lidhur me padinë që shoqata “Toka” dhe 27 banorë nga Margegaj e Tropojës ngritën kundër ministrisë së energjisë, ministrisë së mjedisit dhe turizmit, Këshillit Kombëtar të Territorit, kundër Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kundër Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe kundër Këshillit të Basenit ujëmbledhës.

Ata i kërkuan gjykatës të shpallë pavlefshmërinë absolute të kontratës së koncensionit për ndërtimin e dy hidrocentraleve “Dragobia” të lidhur në vitin 2009 nga ministria e energjisë dhe firmës “Gener 2”, si dhe një grup urdhërash, vendimet, shtesash dhe lejesh që janë dhënë në 7 vitet e fundit.

Por avokatja Mine Progonati, përfaqësuese në proces e shoqërive “Dragobia Energji” dhe “Gener 2”, i kërkoi gjykatës që kërkesa e banorëve të rrëzohej si e pabazuar në ligj dhe as në prova.

Ajo bëri një histori të gjatë të vendimeve, urdhërave dhe lejeve mjedisore qysh nga viti 2007 dhe deri sot, kur në 10 vjet hapat ligjore janë hedhur me kujdes për të qenë të saktë me çdo ndryshim ligjor, me çdo ndryshim institucionesh apo ngritje institucionesh të reja. Të gjitha këshillat dhe institucionet e kësaj fushe, qoftë mjedisore edhe energjie, i kanë konfirmuar të lejet dhe projektet e shoqërisë ndërtuese.

Avokatja Progonati tha se banorëve dhe shoqatës “Toka” iu mungon legjitimiteti si paditës, nuk përmbushin kushtet ligjore për të hapur një proces në gjykatën administrative edhe sepse shoqata është krijuar shumë kohë më vonë pasi janë marrë lejet për hidrocentralet.

Sipas saj, lejet dhe vendimet respektojnë të drejtën për zhvillim në zonat e mbrojtura, që rrjedh nga ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Gjykata administrative pritet ta shpallë vendimin përfundimtar pas 5 ditësh ndërsa banorët paditës dolën nga gjyqi me shpresë se zëri i tyre do të dëgjohet nga drejtësia dhe Parku Kombëtar Valbona do të shpëtohet.

“Jemi plot shpresë se do të fitojmë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Ne e dimë se ato punime janë krejt të kundërligjshme, sepse në asnjë vend të botës nuk lejohet të ndërtohet hidrocentral në një park natyror kombëtar. Atje po ndodh një shkatërrim i madh dhe duam ta frenojmë” – tha Catherine Bohne, banore e zonës dhe përfaqësuese e shoqatës “Toka”.

Protestat në mbrojtje të Valbonës kanë nisur prej një kohe të gjatë, sapo aty u shfaqën makineritë e para për gërmim tunelesh dhe përgatitje betoni.

Ata pohojnë se deri në atë cast asnjë prej tyre nuk u informua për letrat dhe kontratat që firmoseshin në kryeqytet.

Shoqëria civile dhe banorët kanë zhvilluar disa herë protesta me thirrjen “Mos ma prek Valbonën”.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Papa i dorëhequr Bendikti XVI, në publik me sy të nxirë!
Previous article FOTO e rrallë: “Shikojini këto dy fytyra, gjysëm ore pasi e hodhën në rrugë Azemin”

Redaktor1

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT