Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara Kuvendit u shpreh, mes të tjerash, se votimi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, shënon fundin politik të kryeministrit Edi Ramës.
“Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, dinjiteti njerëzor, interesave të çdo shqiptari nga një organizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbuluar krimet. Rama sot shënoi shënoi fundin dhe vetëvrasjen e tij politike. Nuk votoi për Ballukun por për të mbrojtur veten dhe krimet e tij.” – u shpreh, mes të tjerash, Berisha.


