• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Basha: Zoti dhe e VËRTETA na japin kurajo! Rilindja, projekt kriminal…
Home
Protesta

PROTESTA/ Basha: Zoti dhe e VËRTETA na japin kurajo! Rilindja, projekt kriminal…

26 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Protesta, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mban fjalim përpara protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Lulzim Basha: “Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për etë treguar se jemi europianë. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës.

Kohë më parë popullit ju premtuan vende pune. Të vetmet që u hapën janë ato në fushat e drogës. Kohë më parë këtij populli ju premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që kjo qeveri solli është mbrojtja për kriminelët. Ndaj sot shqiptarët largohen nga vendi i tyre.

Rilindja është projekti i një njeriu urrejtës i lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Etja për pushtet e futi Rilindjen në hendekun e shkatërrimit të kombit, në rrugën e krimit dhe të drogës. Rilindja u ngrit mbi aleancën e krimit për para, mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës me sundimin personal arrogant, mbi përqëndrimin e të gjitha pasurive të vendit, mbi propagandën dhe dezinformimin e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja ishte që në ngjizje një projekt kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Në këto 30 vite udhëtimi ynë politik ka qenë plot ulje-ngritje. Sot ne nuk kërkojmë thjesht ndryshimin e qeverisë, por ndarjen e politikës nga krimi, nga korrupsioni, nga e keqja. Ne sot kërkojmë një qeveri që punon për njerëzit. Por asnjë qeveri nuk bëhet vet e mirë. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli. Të përpara janë vendet ku qeveria e ka frikë popullin, të tjera janë vende ku populli e ka frikë qeverinë.

Ne duhet të çlirohemi nga përpjekja për të gjetur udhëheqës të mëdhenj. Shqipëria ka nevojë për udhëheqës normalë, që sillen si europianë, dhe nëse nuk sillen si të tillë duhet t’i ndërrojë sa më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Momenti i mbërritjes së ish-kryeministrit Berisha në Bulevard (VIDEOLAJM)
Previous article “A je i gatshëm të japësh dorëheqje nëse përgjimi rezulton sajesë?”, Basha i shmanget pyetjes së gazetarëve

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT