• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Basha: Shqiptarët e dinë se në Europë do të futen, kur të fusin kriminelët në BURG!
Home
Shqipëri

PROTESTA/ Basha: Shqiptarët e dinë se në Europë do të futen, kur të fusin kriminelët në BURG!

27 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

“Sot në ditën botërore të Holokaustit është e udhës të kujtojmë thënien ogurzezë të Hitlerit: Sa fat i mirë për qeveritë kur njerëzit nuk mendojnë!
Mafia në pushtet shpenzon çdo muaj miliona euro për të gënjyer, për të mashtruar, për të keqinformuar, për të shplarë mendjet e njerëzve.
Mafia në pushtet ka ngritur makinerinë më të madhe të propagandës që ka patur ndonjëherë Shqipëria.
Mafia në pushtet shet çdo ditë të zezën për të të bardhë dhe sulmon këdo që e sheh të zezën.
Propagandë me para droge që tu mbushë mendjen shqiptarëve se policia bëhet duke veshur kriminelët me uniforma firmato policie.
Se avionët e drogës janë mushkonja dhe kanabisi që shikonin kudo imagjinatë dhe jo realitet.
Se trafikantët dhe përdhunuesit janë deputetë dhe kryebashkiakë që punojnë dhe sakrifikojnë për Shqipërinë.
Se gjelbërim është të zësh parqet me kulla betoni dhe të mbjellësh bar në tarracë.
Se oligarkët grabitqarë janë bamirës që punojnë për Shqipërinë.
Mafia në pushtet paguan cdo ditë ushtrinë e mercenarëve që i shërbejnë për t’i llustruar faqen e saj të zezë.
Mercenarë të pacipë që politikanin në shërbim të krimit e shesin për njeri që po lufton krimin!
Mercenarët që sot propagandojnë se të gjithë janë njësoj,
se droga ka qenë gjithmonë këtu, se krimi ka qënë gjithmonë mes nesh,se të gjithë paskan faj njësoj.
Por shqiptarët tani shohin qartë. Shqiptarët tani mendojnë dhe gjykojnë vetë.
Shqiptarët po e mposhtin frikën, po e mposhtin propagandën, po shpërfillin mercenarët.
Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtet për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit.
Shqiptarët e kuptojnë se në Shqipëri nuk luftohet krimi, kur kokat e drogës dhe të organizatave kriminale bredhin të lirë dhe kur paratë e drogës nuk i pengon askush të hyjnë në ekonomi.
Shqiptarët e dinë se ekonomia është e shkatërruar kur ata nuk gjejnë punë.
Shqiptarët e dinë se shëndetësia është e shkatërruar kur të sëmurët nuk kanë ilace.
Shqiptarët e dinë se po varferohen; e dinë se nuk paguajnë dot dritat, ujin dhe ushqimin e fëmijëve të tyre.
Shqiptarët e dinë se në BE nuk integrohesh duke integruar rrjetet e drogës dhe të krimit por duke integruar ligjet, ekonominë, dijet.
Shqiptarët e dinë se në Europë do të futen, kur të fusin kriminelët në burg.
Shqiptarët e dinë se nuk ka as drejtësi, as siguri, as punësim, as të ardhme me banditët në qeveri.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sali Berisha: Protesta e sotme varrosi zgjedhjet e 25 qershorit
Previous article Përfundon protesta e opozitës/ Basha i bën thirrje protestuesve të shpërndahen paqësisht

F.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT