Nje ore para nisjes se protestes se opozites, e teksa protestuesit jane ne mberritje, te nisur nga rrethet, kreu i PD-se, Lulzim Basha ka hyre ne seline blu, e cila ishte e mbushur me mbeshtetes e simpatizante.
Basha ishte ne shoqerine e bashkeshortes se tij, Aurela, teksa ka hyre ne seli, per koordinimet e fundit.
Një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur morën vendimin për djegien e mandateve, deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve pa imunitetet parlamentare, por me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë.
PD ben me dije se protesta do te kete nje pejsemarrje te madhe, pasi sipas saj, nga rrethet jane nisur 60 mije protestues.



