Një 29 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia, pasi ishte i dënuar me 8 vite, pasi ka trafikuar për prostitucion një vajzë nga Elbasani në Itali.
I arrestuari është Viktor Floqi, 29 vjeç, banues në Elbasan.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”.
Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.


