• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROSTITUOI 11 VAJZA/ Kush është vëllai i Safet Bajrit që e kërkon Italia. Zbardhet DOSJA
Home
Breaking News

PROSTITUOI 11 VAJZA/ Kush është vëllai i Safet Bajrit që e kërkon Italia. Zbardhet DOSJA

11 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Italia kërkon ekstradimin e shtetasit Ilir Bajri, i arrestuar në Shkodër në shtator të 2018, në kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Gazeta “Panorama” ka arritur të sigurojë kërkesën me argumentet për ekstradimin e tij. Më 20 shkurt 2019, Ministria e Drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për mundësinë e ekstradimit të Ilir Bajrit për shkak të një dënimi që ka atje me 5.6 vite burg, ndërsa italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare më 4 mars të këtij viti.

Faksimile e shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme
Faksimile e shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme

Pas kërkesës së Italisë për ekstradimin e Ilir Bajrit ndaj këtij të fundit, në 24 prill, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje nga Gjykata të kërkesës dhe lejimin për ekstradim drejt Italisë. Organi i akuzës i kërkoi “Arrest me burg” Gjykatës për Ilir Bajrin, ndërsa ky shtetas ka edhe masë tjetër sigurimi, “Arrest me burg”, si i dyshuar në grupin “Bajri”.

KERKESA

Materiali i sjellë nga Ministria e Drejtësisë në Itali përmban 132 fletë në total. Ilir Bajri rezulton se është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 10 dhjetor të 2010-ës me 5.6 vite burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa mbi të rëndonin akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Ky grup kriminal, sipas drejtësisë italiane, ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në zonën e Cervia në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, që të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi.

Ky grup i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri, sipas vendimit të gjykatës së Bolonjës, ka shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri, grave dhe vajzave nga Shkodra, por edhe qytete të tjera, u falsifikonin pasaportat dhe më pas i detyronin të dilnin në rrugë.

DOSJA

Nga dosja e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, që ka marrë një dënim me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Bolonja, si promovues i kësaj organizate kriminale, detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente false si një pasaportë shqiptare dhe leje qëndrimi italiane.

Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi. Në disa raste, shtetasi Ilir Bajri i gjente hotel dhe u tregonte zonën vajzave për të prostituuar dhe porosiste po ashtu dokumente false për ato. Paratë e përfituara u shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë, sipas hetimeve, është një shtetas italian, i cili ka qenë klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri.

Në vitin 2001, njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit në atë kohë, por sapo ky i fundit u lirua, drejtësia italiane thotë se kërcënoi nënën e vajzës, duke e detyruar që vajza të rikthehej në Itali, duke vijuar që të shfrytëzohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISHTI I ARIANA GRANDE-S HYN NË HISTORI/ Bëhet imazh i markës së famshme (FOTO)
Previous article DO TË ÇMENDENI/ 10 çantat më “cool” të verës së 2019-ës që na vodhën zemrën

F.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT