• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROSTITUCIONI/ U arrestua me gruan në lokalin e vëllait, flet shkodrani. Thirrje Metës e Ramës
Home
Aktualitet
Kronikë

PROSTITUCIONI/ U arrestua me gruan në lokalin e vëllait, flet shkodrani. Thirrje Metës e Ramës

12 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Prej katër muajsh Kastriot Musa qëndron në burgun e Shën Kollit në pritje të një vendimi për të. Ai u arrestua në operacionin “Balerina” në kuadër të “Forca e Ligjit” duke u akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe si një grup i strukturuar kriminal. Kastriot Musa u arrestua bashkë me kushëririn e tij Frederik Tota dhe pesë vajza të tjera, të gjithë të akuzuar si pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Pas katër muajsh nga burgu i Shën Kollit Kastriot Musa deklaron se prokuroria nuk ka asnjë provë për të dhe kushëririn e tij Frederik Tota. Shkodrani i akuzuar thotë se është i pafajshëm ndërsa ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor i paragjykuar.

Musa shprehet në një bisedë telefonike per “Panorama” se nuk është marrë kurrë me prostitucion dhe se nuk ka asnjë lidhje për çfarë akuzohet as ai dhe as kushëriri i tij.

Për herë të parë pas katër muajsh përmes këtij komunikimi Kastriot Musa deklaron se nuk kërkon mëshirë, por do vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër. Sipas tij kjo nuk është drejtësi sepse po mbahet në burg me pa të drejtë në një kohë kur sipas tij prokuroria e Shkodrës nuk ka asnjë provë por vetëm shpifje ndaj tij.

“Deri tani nuk është zhvilluar asnjë seancë e rregullt gjyqësore ndërsa seancat vijojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura”- thote ai.

Kastriot Musa kërkon nga drejtësia që të lihen familjarët e tij të marrin pjesë në gjyqe dhe po ashtu të lejohen edhe mediat, pra të bëhet një gjyq publik për të mësuar të vërtetën që pretendon i akuzuari.

Musa shprehet se nga vajzat e arrestuara për prosticion është edhe bashkëshortja e tij, një punonjëse, ndërsa tre të tjerat nuk i njeh dhe deklaron se kanë qenë thjeshtë kliente në lokalin të cilin ia kishte marrë me qera kushëririt Frederik Tota për të jetuar e punuar si gjithë të tjerët.

Po ashtu shton se emri i tij nuk është i përmendur askund në dosje dhe se nuk akuzohet nga askush për prostitucion.

Kastriot Musa ka një thirrje për Presidentin Meta, kryeministrin Rama, ministrin e Drejtësisë, avokatin e popullit, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, mediat dhe këdo tjetër që ta shohin këtë çështje dhe ndaj tij të ketë vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusia teston një raketë hipersonike Kinzhal
Previous article U arratis nga Alcatrazi dhe i shkruajti FBI-së pas 50 vitesh: Jam gjallë, ia kemi dalë të gjithë!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT