• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROSTITUCIONI NË QENDRAT ESTETIKE/ Si bien “pre” të rejat shqiptare kur “kujdesen për veten” (PËRGJIMET)
Home
Breaking News

PROSTITUCIONI NË QENDRAT ESTETIKE/ Si bien “pre” të rejat shqiptare kur “kujdesen për veten” (PËRGJIMET)

21 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rastet ku të rejat bihen pre e shfrytëzimit të prostitucionit nuk janë të pakta. Bëhen gjithnjë e më të renda kur si këmbim, vajzat përfitojnë edhe vende pune, edhe pse shfrytëzohen në mënyrë të pamëshirshmë qoftë edhe të mitura nga “shefet” apo “shefat” e tyre.
Duket se ka një tendencë që këto të ndodhin në qendrat e estetikës, si SPA apo Parukeri për një arsye fare të thjeshtë për to. Është “atraksion” kryesor për femrat në mënyrë që të tërheqin akoma më shumë në bizneset e tyre.

Çfarë ndodhi sot dhe zbulimi i përgjimeve:


Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf  Vrioni” në Tiranë. Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”. Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

 

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, Enkeleda kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej seks oral. “E pandehura Enkelejda-, thuhej në dosje,- ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

“Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje.

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes.


Vajzat josheshin në një sallon bukurie në Tiranë


Një tjetër rrjet prostitucioni u kap po në Tiranë, që e kryente aktivitetin e tij në hotele të ndryshme, por si bazë rekrutimi kishte një sallon bukurie në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku pronare ishte T. Th. një grua 50-vjeçare e arrestuar tashmë, që u afronte femrave shërbime falas..

Të arrestuarit e operacionit të koduar si “Real” janë katër dhe kryesisht të moshave të mëdha, nga 50 deri në 60 vjeç: P.J. 62 vjeç;  B. D. 52 vjeç me banim në Kosovë; T. Th. femër, 50 vjeçe si dhe një vajzë.

T. Th. ishte sekserja që mashtronte vajza dhe i rekrutonte për prostitucion. Klientët po ashtu ishin mbi 50 vjeç dhe paguanin 100 deri 200 euro.

Lokal në Tiranë/ Pronarja punëson dy kamariere, i shfrytëzonte si prostituta


Pronarja e një lokali në rrugën e Kavajës pasi ka punësuar dy kamariere i ka shfrytëzuar ato si prostituta.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 61- vjeçares Z.M., dhe i 40 vjeçares F.Ç., me banim në Tiranë.

61- vjeçarja në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, kishte punësuar si kamariere V. B., dhe F. Ç., të cilat i shfrytëzonte për prostitucion duke u siguruar klientë të ndryshëm dhe merrte pagesë nga këta të fundit për këtë veprim.
Ajo kishte vënë në dispozicion lokalin e saj për ushtrimin e prostitucionit nga dy të punësuarat.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Nuk po shpëton PD-ja Teatrin, por Teatri, PD-në
Previous article "FSHIU" IKARDIN NGA FUSHA E LOJËS/ Ja arsyeja pse Juventusi e la të lirë Kaldarën

F.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT E FSHEHUR NË EMËR TË TIJ/ Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat Aktualitet

VILA E BALLUKUT E FSHEHUR NË EMËR TË TIJ/ Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT