Gjykata ka lënë në burg 6 nga 7 të arrestuarit e grupit të prostitucionit në kuadër të operacionit “Ballerina”. Rinard (Federik) Tata, Kastriot Musa dhe 4 vajzat kanë mbetur në burg, ndërsa njëra është liruar, pasi do të hetohet në gjendje të lirë.
Kreu i grupit të prostitucionit sipas policisë është Rinard (Federik) Tata, ndërsa akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Krahas arrestimeve pak ditë më parë, policia sekuestroi ambientin 3-katësh, në pronësi të Rinard Tatës, një armë zjarri pistoletë, një laptop, tre telefona dhe sasi te konsiderueshme parash.



