Deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale pas seances se sotme parlamentare e cila ishte e tensionuar, pasi deputetet e opozites qendruan ne kembe gjate gjithe seances dhe perplasnin tavolinen me duar.
- REAGIMI
Nisma PD: “Librat falas !” tmerron Kryeministrin dhe ekipin e tij mafioz që shfrytëzon fëmijët e varfër, të cilët punojnë në landfille, fusha me kanabis e miniera kromi për të blerë tekstet dhe mjetet mësimore
Plot 74 vota kundër propozimit të PD mblodhi Rama sot!!!
Plot 74 vota, asnjë për bé nuk rrodhi… të gjithë kundër teksteve falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë!!!
Plot 74 vota të Ramës sot kundër një të drejte kushtetuese!!
Plot 74 vota të Ramës kundër, që të bëjnë të kuptosh pse në Shqipëri ka ende raste të dhimbshme si i Ardit Gjoklajt…
Ardit Gjoklaj, 17 vjeç punonte në turnin e tretë sëbashku me dhjetëra fëmijë të tjerë fare të mitur, të cilët shfrytëzoheshin çnjerëzisht në Ndërmarrjen e Partisë Socialiste “landfilli i vdekjes Sharrë!!!”
Arditi punonte turni i tretë, sepse donte të blinte tekstet shkollore.
Arditi punonte turni i tretë, sepse nuk donte të rëndonte familjen e tij me këtë barrë, jo të vogël.
Punonte pa u lodhur, se donte të arsimohej, se kishte një ëndërr…ëndrrën që ja prenë në mes…
Kjo ëndërr sot, u pre edhe për shumë fëmijë të tjerë !


