• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI FRANKO-GJERMAN/ SHBA: Vuçiç dhe Kurti të jenë konstruktivë. Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje…
Home
Rajon

PROPOZIMI FRANKO-GJERMAN/ SHBA: Vuçiç dhe Kurti të jenë konstruktivë. Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje…

24 February, 2023 s.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bënë thirrje liderëve të të dyja vendeve që të jenë konstruktivë.

“Ne presim që të dy udhëheqësit t’i qasen takimit me frymë konstruktive të nevojshme për të ecur përpara”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës, më 24 shkurt.

Sipas njoftimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen në Bruksel të hënën, më 27 shkurt.

Para tyre është vendosur një plan i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, i njohur si propozimi franko-gjerman për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Departamenti i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të përdorin bisedimet për të shprehur angazhimin e tyre për një të ardhme paqësore për gjithë rajonin.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përmes dialogut. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fund të fundit duhet të synojnë njohjen reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e integrimit evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë e prezantuan planin para autoriteteve në të dy vendet në shtator të vitit 2022.

Në atë dokument, i cili u mbështet publikisht nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, nuk përmendet qartë njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve e Bashkuara.

Ndërkohë, propozimi i BE-së është pranuar në parim nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'TË KAM LUFTUAR"/ Luizi ia thotë troç Maestros: Je me fat se do kishe ikur nga BB VIP2
Previous article NATO ZBARKON NË DURRËS/ 4 anije luftarake ankorohen në Port, stërvitje për kërkimin e minave ushtarake

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT