• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI/ Brukseli: Supermarketet e mëdha të dhurojnë ushqimet e pashitura
Home
Botë

PROPOZIMI/ Brukseli: Supermarketet e mëdha të dhurojnë ushqimet e pashitura

6 August, 2023 s.autor Botë

Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tjerë u japin ushqim rreth 150 familjeve. Kryetarja e kësaj banke ushqimore e di se njerëzit që vijnë këtu nuk kanë zgjidhje tjetër. Këtë të enjte, shumë njerëz gjetën rrugën drejt kishës protestante në komunën e Laekenit të Brukselit.

Burrat dhe gratë mbushin karrocat dhe çantat e tyre të blerjeve me atë që u jepet nga vullnetarët. Mes tyre ka shumë familje me fëmijë. Pranë një grumbulli buke, mbi tavolina ka salca dhe perime. Në anën tjetër të dhomës, njerëzit marrin qese të vogla me patate të skuqura dhe kuti me ëmbëlsira. Ka gjithashtu ujë të gazuar, fruta dhe vaj. Në një frigorifer të madh, ka mish.

Ndryshe nga një supermarket, njerëzit nuk paguajnë, por gjithashtu nuk mund të zgjedhin nga raftet gjithçka që mund të dëshirojnë. Njerëzit gjejnë vetëm atë që është dhuruar nga supermarketet. Disa nga produktet e kanë kaluar datën më të mirë para përdorimit, të tjerët jo. Ndër produktet janë disa, si vaji apo mielli, që kanë një flamur të BE-së. Ato janë paguar nga një projekt i BE-së.

Kërkesa e lartë në bankat ushqimore të Brukselit

Njerëzit vijnë këtu për arsye të ndryshme, tha Jeannine Weyekmans për DW. Disa prej tyre kanë të drejtë përmes autoriteteve të mirëqenies sociale, të tjerët janë në borxhe apo ka edhe njerëz që presin të marrin dokumentat e qendrimit dhe nuk lejohen të punojnë ndërkohë.

Ajo thotë se ata nuk bëjnë ndonjë verifikim të hollësishëm, sepse njerëzit që vijnë këtu kanë vërtet nevojë për të. Por sidoqoftë ata kurrë nuk do të largonin ndokënd pa ushqim, shtoi ajo. Çdo të enjte ata shpërndajnë ushqimet për nevojtarët. Disa nga njerëzit që vijnë këtu jetojnë me atë që marin nga e enjtja deri të enjten pasuese, thotë Weyekmans.

Banka e ushqimit në Laeken është një nga afërsisht 140 bankat ushqimore në rajonin e Brukselit dhe Brabant, e cila merr një pjesë të produkteve të saj nga banka ushqimore e Brukselit dhe Brabant. Banka e ushqimit u siguron çdo vit 5 milionë kilogramë ushqime organizatave jofitimprurëse, tha për DW presidenti Luc Rogge. Banka rajonale e ushqimit shërben si qendër për dhurimet ushqimore nga supermarketet në bankat e ushqimit dhe shpërndan ushqime të paguara nga një projekt i BE-së për më të privuarit (FEAD). Kjo përbën rreth 40% të shumës vjetore.

Banka e ushqimit operon me vullnetarë dhe mbështetet nga autoritetet sociale dhe rajoni. Pa angazhimin e njerëzve si Luc Rogge dhe Jeannine Weyekmans, më shumë ushqim ndoshta do të shkonte dëm.

Planet për të bërë të detyrueshëm dhurimin e ushqimeve

Eurostat vlerëson se afërsisht 10% e të gjithë ushqimit të vënë në dispozicion të konsumatorëve të BE-së përfundon në plehra. Në vitin 2020, ajo arriti në afro 59 milionë tonë, sipas BE-së. Në të njëjtën kohë, BE thotë se 32.6 milionë njerëz në Evropë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt cilësor në çdo dy ditë.

Në zonën e Brukselit, ministri rajonal Alain Maron thotë në një deklaratë në faqen e tij online se janë 70.000 njerëz që mbështeten tek bankat e ushqimit. Duke filluar nga viti 2024 ai dëshiron të detyrojë dyqanet me një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metra katrorë të dhurojnë ushqime të pashitura, por ende të konsumueshme. Një projekt-dekret kaloi në lexim të parë dhe duhet t’i nënshtrohet hapave të mëtejshëm legjislativ.

Hans Cardyn, zëdhënës i shoqatës belge të tregtisë me pakicë Comeos tha për DW, se supermarketet në Belgjikë tashmë po dhuronin shumë. Ai beson se ligji i ri do të vinte në disavantazh klientët, të cilët nuk do të përfitonin më nga çmimet e ulura të mallrave që u afron afati i skadencës. Një problem tjetër sipas Cardyn, është se detyrimi vlen vetëm për dyqanet me mbi 1000 metra katrorë sipërfaqe me pakicë. Ky plan mund të duket si një ide e mirë, por në fakt është një “ide e mire e gabuar”, tha përfaqësuesi i shoqatës së tregtisë me pakicë për DW.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON VENDODHJEN E KONCERTIT/ Kush është “shefi” që i dha urdhër në telefon Capital T?
Previous article TURIZËM, NË MALËSINË E KOLONJËS/ Sheleguri, destinacioni që preferohet edhe nga të huajt

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT