• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROPAGANDA E PUTIN/ Film vizatimor për të indoktrinuar fëmijët e Rusisë: Shoku nga Ukraina na tradhtoi…
Home
Nderkombetare

PROPAGANDA E PUTIN/ Film vizatimor për të indoktrinuar fëmijët e Rusisë: Shoku nga Ukraina na tradhtoi…

10 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Të gjithë pyesin veten, madje edhe figurat më të rëndësishme politike të botës si e justifikon Putin agresionin rus ndaj Ukrainës tek qytetarët e tij?

Me propagandë! Por propaganda përmes një videoje të animuar ku sqarohet lufta në Ukrainë dhe shkaqet e shpërthimit të saj për fëmijët e vegjël, tejkalon çdo imagjinatë!

Por le të shohim historinë.

Gjithçka nis me rusin Vania dhe ukrainasin Kolya , dy fëmijë të vegjël, të cilët i bashkoi një miqësi e fortë fëmijërie. Mes të dyve Vania (rusi) është më i fortë dhe gjithmonë merr rolin e mbrojtësit të shokut të tij, Kolya (ukrainasi).

Dy fëmijët kalojnë orë të tëra me njëri-tjetrin duke luajtur, madje edhe kur u futën në klasën e parë ata u ulën në të njëjtën tavolinë.

Miqësia e tyre dukej aq e fortë sa asgjë nuk i ndante dot dhe asgjë nuk i prekte!

Por gjithçka ndryshoi kur Kolya vendosi të shkojë në një klasë tjetër dhe filloi të shoqërohej me fëmijët e tjerë! Njeri prej miqve të tij ishte djali me bluzen në ngjyrat e flamurit amerikan.

Atje, ukrainasi Kolya, i cili tani dëshiron të quhet Nikolai, ngadalë fillon të largohet nga shoku i tij i fëmijërisë dhe gradualisht ndryshon karakterin e tij. Në fakt, nuk janë të rralla rastet kur ai arrin deri në atë pikë që të sulmojë verbalisht dhe fizikisht ish-shokët e klasës.

Vania vendosë të këshillojë shokun e tij.

Nikolai në këtë moment pajtohet me mikun e tij dhe premton se nuk do ta bëjë më kurrë.

Por Nikolai nuk do ta mbajë për shumë gjatë këtë premtim, pasi fshehurazi nga shoku i tij do të vazhdojë të grindet me fëmijët e tjerë. Në një nga këto incidentet rastit të jetë përballë edhe Vania, i cili e kundërshton mikun e tij.

Për krijuesit e videos së animuar, historia e Vanya dhe Nikolai përshtatet me marrëdhëniet midis dy vendeve, Rusisë dhe Ukrainës. Për këtë arsye historia vazhdon jo më në mjedisin shkollor të dy fëmijëve, por në hartë, në mënyrë që fëmijët si shikues të videos të kuptojnë dallimet mes dy vendeve.

Skenaristi në këtë pikë fokusohet në marrëdhëniet mes dy vendeve Rusi-Ukrainë që nisën si miq vëllazërorë, ndërsa në vazhdim bëhen armiq.

Arsyeja e konfliktit sipas skenarit ishin mijëra banorët rusishtfolës të qyteteve Donetsk dhe Luhansk, të cilët donin të jetonin nën regjimin rus pas pavarësisë së tyre në prill 2014, por ukrainasit nisën kundërshtimet.

Rusia donte t’i jepte fund këtij konflikti, ndaj arritën një marrëveshje. Ukraina, megjithëse fillimisht pranoi t’u përmbahej kushteve, vazhdoi t’i kundërshtonte ato.

Pjesa tjetër e shteteve, duke qenë miq të Ukrainës, mundohen të sulmojnë Rusinë, duke e akuzuar se është përgjegjëse për shpërthimin e luftës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHAJ S'KA MË SHUMICËN"/ Shehaj: Kush kërkon largimin e Berishës të mbledhë më shumë vota se ai
Previous article FOTOLAJM/ Dha dorëheqjen nga funksionet e PD-së, Agron Gjekmarkaj i bashkohet grupit të Berishës

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT