• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONARI NDËRHYRI NË STRUKTURË/ Prokuroria pezulloi hetimet 5 vjet më parë kundër ndërtuesit (EMRAT+DOKUMENTI)
Home
Breaking News

PRONARI NDËRHYRI NË STRUKTURË/ Prokuroria pezulloi hetimet 5 vjet më parë kundër ndërtuesit (EMRAT+DOKUMENTI)

17 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Mbrojtja e të arrestuarve e ka vlerësuar vendimin e gjykatës si të pabazuar në ligj dhe jo produkt të provave të hetimit, ndërsa hedh dritë mbi një denoncim të bëra nga banorët e pallatit në lagjen numër 6 nga shembja e të cilit humbën jeten dy gra. Ky denoncim nuk u mor parasysh nga prokuroria, e cila vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj pronarit të lokalit Baron’s në atë kohë.

Avokati Ilia Ilia thotë se “vendimi është tërësisht i pabazuar. Nuk është detyrë funksionale e drejtuesit të Aluiznit, por e shefave të sektorëve. Në këtë rast mungon lidhja shkakësore midis veprimit a mosveprimit dhe pasojës. Në mënyrë si aludon organi i akuzës është jologjike dhe jo juridike, pasi në rastin e hotel “Miramare” legalizimi nuk merret me anën teknike, po me formalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe shtesave në të.

Në vitin 2014 dhe pse banoret ishin ankuar e denoncuar, prokuroria ka dhënë vendim për mosfillimin e çështjes penale ndaj pronarit të Baron’s, ndërkohë që ka dhe një autorizim të kryetarit të bashkisë për këtë rast.

Bëhet fjalë për lokalin, ku e gjitha pjesa e përparme, madje edhe ajo anësore në vend të mureve me tullë e zunë vendin vetratat e xhamit.  Këto ndërhyrje rezultuan fatale duke u kthyer në pikën më të dobët të këtij pallati e si pasojë goditja e tërmetit do ta përpinte bar Baron’s bashkë me katet e sipërme duke iu marrë jetën dy grave të moshuara.

Pavarësisht ndërhyrjeve në strukturën e katit të parë, ky dokument që disponon Top-Channel tregon se Artur Bajram Terziu tashmë person në kërkim dhe Anisa Fatos Terziu person nën hetim ia kishin dalë ta legalizonin me firmën e kreut të ALUIZNIT Durrës Flamur Gjuzi i shpallur person në kërkim.

Këto dokumente janë pjesë e dosjes së Prokurorisë, e cila ka kërkuar arrestimin e ish shefit të legalizimeve Flamur Gjuzi, por edhe të pronarëve të lokalit. Siç dëshmuan banoret e pallatit, gjashtë herë ata kishin bërë padi për shkatërrimin e mureve mbajtëse të pallatit dhe gjashtë herë çështja ishte mbyllur.

Ky fakt do i shërbejë Prokurorisë për të ndjekur penalisht edhe inspektorët e Policisë dhe INUK që mbyllën çështjen duke hapur dy varre. Ndërkohë sipas këtij dokumenti tregohet tentativa për të legalizuar një shtesë anësore kati të hotelit Tropikal ku humbën jetën dy qytetarët nga Kosova Isa dhe Shemshedin Abazi. Pronari hotel Tropikal Abdulla Osmani ka përdorur formularin për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKETA "ANTISHPIFJE"/ Taulant Balla: Nesër mbështetet me votë në Kuvend, më pas zbatim e monitorim
Previous article SERGIO RAMOS DHE PIQUE PUTHEN NË BUZË/ Dy rivalët e urryer vijnë si asnjëherë më parë në Spanjë (FOT

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT