• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONA, BIZNESE E LLOGARI BANKARE/ Sekuestrohen pasuritë e dy krerëve të grupit të “Call Center”-ave që vodhi miliona euro (EMRAT)
Home
Breaking News

PRONA, BIZNESE E LLOGARI BANKARE/ Sekuestrohen pasuritë e dy krerëve të grupit të “Call Center”-ave që vodhi miliona euro (EMRAT)

7 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një sërë pasurish të Jusel Mici dhe Mendim Domi, dy organizatorëve të një skeme kriminale “Call Center”, e cila ka mashtruar me miliona euro qytetarë evropianë.

Sipas njoftimit të SPAK, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të dy të akuzuarve, duke përfshirë apartamente, toka, vila, automjete luksoze dhe llogari bankare me shuma të konsiderueshme parash.

Lista e Pasurive të Sekuestruara
🔹 Pasuri të paluajtshme: Apartamente dhe vila në Tiranë, Durrës dhe zona të tjera.
🔹 Toka bujqësore: Sipërfaqe të konsiderueshme në Kashar dhe Mazrek.
🔹 Automjete luksoze: BMW X5, BMW X4, Audi A8.
🔹 Llogari bankare: Mbi 1 milion euro të bllokuara në Union Bank.
🔹 Aksione në biznese: 60% e aksioneve të kompanisë “Super Foods” sh.p.k.

Mici dhe Domi janë nën hetim për “Mashtrim kompjuterik”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, siç parashikohet në Kodin Penal. Sipas SPAK, pasuritë e tyre dyshohet se janë përfituar përmes skemave mashtruese dhe nuk kanë burime të ligjshme.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.1 datë 07.02.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D.

Ata janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale* (shih shënimet për gazetarët).

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme rezultojnë pasuri të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasria “Apartament”, me sipërfaqe 83.00 m², në pronësi të J.M., me adresë: Kompleksi Rezidencial “Siri”, në Rrugën, “Siri Kodra” Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe totale 78 m2, në pronësi të J.M., dhe A.M., me adresë: Rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 2639 m2, në pronësi të J.M, me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë” me sipërfaqe 2733 m2, në pronësi J.M., dhe A.M., me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4000 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.

Pjesa ideale prej 3/8 e Pasurisë “Arë”, sipërfaqe 3180 m², në pronësi J.M., me adresë: Rruga: Sauk Tiranë.

Pasuria “Arë”, sipërfaqe 4.253 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, tipi 3+1, sipërfaqe totale 182.02 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.36 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, sipërfaqe totale 18.06 m2, në pronësi J.M., me adresë:Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.60 m2 në pronësi J.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Njësi Shërbimi” në katin nr. 11-të, sipërfaqe të përgjithshme 442.57 m2, në pronësi të J.M., dhe M.D., me adresë në objektin Rezidenca “Altura” në nën njësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.

Pasuria “Vilë” individuale 2 kate, me 1 kat nëntokë, me sipërfaqe totale banimi 266.7 m2, në pronësi J.M., me adresë në Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina Seaside”, në Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Durrës.

Pasuria “Apartament” me nr. Nr. 05, tipi 2+1, sipërfaqe totale 103.1 m2, Kati 1, në pronësi të shtetases Z.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 11.69 m2, në pronësi të shtetasit S.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.88 m2, në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.69 m2 në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Kuota 20% të shoqërisë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të J.M., me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga: “Siri Kodra”, Tiranë.

Pasuria “Automjet”, i markës BMW, modeli X5 3.5D, viti i prodhimit 2017, në pronësi të shtetasit në pronësi të shtetasit S.M.

Pasuria “Automjet” i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetasit F.M.

Pasuria “Automjet” i markës BMW, modeli X4, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetases A.M,.

Pjesa takuese ½ e pasurisë “Arë”, me sipërfaqe 4100 m2, në pronësi të shtetasit M. D, me adresë në Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 3720 m2, në pronësi M.D., me adresë të pasurisë Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4600 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Mazrek Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1300 m2, në pronësi të shtetasit M.D., me Nr. Personal J31124053M, me adresë të pasurisë në Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 115.7 m2, dhe sipërfaqe verande 82.3 m2, në pronësi të M.D., me adresë në rrugën: Mustafa Mara, Tiranë.

Pasuria “Vilë Dyshe”, me sipërfaqe totale me verandë të shfrytëzueshme 177.55 m2, si edhe me sipërfaqe totale parcele 557 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Kompleksi Turistik Polifunksional ‘San Pietro’ në Lalëz Durrës.

Kuota 40% të shoqëris tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të M.D, me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 195 763.24 euro.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 417 454.64 lekë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., PF me balancë 1,036,309.00 lekë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ Apeli i GJKKO le në fuqi sekuestron e vilës së ish-gruas së Arben Ahmetajt
Previous article 7 MARSI/ Rama: Ambicia jonë të çojmë pagën mesatare të mësuesve mbi 1000 Euro

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit Aktualitet

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT