• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROMOVIMI APO TRANSFERIMI I EFEKTIVËVE/ Muhamet Rrumbullaku paralajmëron ndryshime në punën e Policisë! Ja struktura e re që do ngrihet
Home
Breaking News

PROMOVIMI APO TRANSFERIMI I EFEKTIVËVE/ Muhamet Rrumbullaku paralajmëron ndryshime në punën e Policisë! Ja struktura e re që do ngrihet

22 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë të ditur se promovimi i efektiveve të rëndit apo transferimi i tyre do të bëhet nga një Këshill i Vlerësimit të Propozimet për Emërim.

Kjo strukturë e posaçme sipas drejtorit Rrumbullaku do vlerësojë kandidaturat e policëve sipas performancë së tyre dhe do të propozohet rritja e tyre në detyrë apo transferimi në strukturat më të rëndësishme.

“Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këto deklarata Rrumbullaku i ka bërë gjatë takimeve në Drejtorinë e Elbasanit, Korçës, Dibrës dhe Kukësit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar nga strukturat policore, ndryshimin e metodologjisë së punës, me qëllim vendosjen e një standardi të ri, në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Në kuadër të vendosjes së standardeve të reja për riorganizimin, funksionimin dhe drejtimin e organizatës së Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka njohur strukturat me urdhrin e parë të nxjerrë prej tij, atë për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, në nivel qendror, vendor, struktura autonome dhe reparte policore. Ky urdhër ndryshon në thelb procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë së Shtetit dhe synon t’i japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë.

Kjo praktikë e re iu jep garanci drejtuesve të strukturave policore dhe kontribuesve brenda radhëve të Policisë, për t’iu njohur dhe vlerësuar atyre, aftësitë profesionale, menaxheriale, integritetin dhe rezultatet e arritura në detyrat që ata kryejnë, me qëllim vlerësimin real për qëndrimin në detyrë apo për marrjen e përgjegjësive të reja, bazuar në këto komponentë vlerësimi”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA NË GREQI/ Si i bastisi bankat dhe lotot emigranti shqiptar në Atikë
Previous article RRITJA E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE/ FMN apel qeverisë: Mbështesni familjet në nevojë

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT