• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROKURORJA E PARË E SHKARKUAR NGA VETTINGU/ KPA lë në fuqi vendimin për Besa Nikëhasanin
Home
Aktualitet
Drejtësi

PROKURORJA E PARË E SHKARKUAR NGA VETTINGU/ KPA lë në fuqi vendimin për Besa Nikëhasanin

12 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani. Trupa e KPA e përbërë nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarë: Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari vlerësoi të ligjshëm shkarkimin e prokurores Nikhasani seancën e 20 prillit pasi nuk justifikonte pasurinë. ​

Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë “Toytota Landcrusie” me vlerë rreth 20 mijë euro. Pas kësaj seance të Vettingut, jashtë ambienteve me një zë të dridhur, prokurorja deklaroi se ka punuar me ndershmëri edhe pse i kanë vendosur edhe tritol në banesë. Ajo theksoi se në fillim në 2003 ka deklaruar vetëm rrogën e saj, pasi nuk e dinte se duhet deklaruar gjithçka.

“Kemi filluar të deklarojmë pasurinë në 2003. Të betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam ditur se duhet deklaruar gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin.  Që në 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni?

Mendoni se jeni e pakorruptuar? Nuk jam e korruptuar. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do të apeloj vendimin, pasi është e drejta ime. Jam kurioze të di cfarë është shkruar në vendim. Nëse kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë, kur nuk kam shkelur ligjin. Kam 14 vite që shkoj nga Tirana në Shkodër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurore Ina Rama, kam punuar dite e nate.

I jam përkushtuar detyrës duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia dhe makina, ngjarja nuk është zbardhur. Këta thonë që ke furositradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me ‘Golf’ do shkoj? Më kanë hedh në kanal. Nuk kemi një llogari kursimi. Është e drejtë kjo? Po pres arsyetimin pse jam shkarkuar, nuk ma ka marrë mendja se do të shkarkohem. Do të shkoni në zyrë sot? Po si të shkoj, unë jam e pezulluar.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kupa e Shqipërisë: 28 gola të shënuar në 16 ndeshje, befason vetëm Flamurtari
Previous article VETITË SHËNDETËSORE TË KËTIJ USHQIMI/ Vlerat ushqyese që marrim gjatë konsumimit të fasules

F.autor

Postime të ngjashme

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT