• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROKURORIA SPECIALE DUHET TË…/ Zaev kërkon mbështetjen e partive opozitare shqiptare
Home
Rajon

PROKURORIA SPECIALE DUHET TË…/ Zaev kërkon mbështetjen e partive opozitare shqiptare

28 March, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka takuar përfaqësuesit e partive politike shqiptare të opozitës për të siguruar mbështetjen e tyre për votimin e draft-ligjit për Prokurorinë Speciale, e cila në bazë të propozimit të Ministrisë së Drejtësisë duhet të kalojë si sektor i veçantë në kuadër të Prokurorisë së rregullt.

Veç kësaj, propozimi parasheh që kjo prokurori përveç që do të ketë stafin e njëjtë, ajo nuk do të mund të përdorë si prova materiale bisedat e zyrtarëve nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Zaev, se subjekti që ai përfaqëson mbështet punën e Prokurorisë Speciale, por ka kërkuar kompetenca edhe më të mëdha, përfshirë edhe shfrytëzimin e materialeve nga bisedat e përgjuara telefonike, në ngritjen e padive ndaj ish- zyrtarëve të qeverisë së kaluar, por edhe të tjerëve që mund të kenë kryer vepra penale.

“Të gjitha përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale për proceset gjyqësore që do të zhvillohen edhe në të ardhmen. Nuk duhet të ketë kufizime kohore, por afati i veprimtarisë së Prokurorisë Speciale duhet të jetë i përhershëm”, ka deklaruar Sela duke kërkuar themelimin edhe të një gjykate speciale.

“Drejtësi do të jemi më tepër nëse i avancojmë kompetencat, nëse përveç prokurorisë speciale do të kemi edhe gjykatë speciale e cila do të merret me procedimin e ankesave që do të bëhen si rezultat i ankimimeve nga prokuroria speciale. Po, përkrahje Prokurorisë Speciale, por ajo duhet t’i dëshmojë opinionit se me të vërtetë është e interesuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin që ka ndodhur në të kaluarën, e që po ndodh edhe sot”, është shprehur Sela.

Edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Besa, i ka dhënë mbështetje vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale, por edhe kjo kërkon që të mos kufizohet puna e saj lidhur me aferën e përgjimeve.

kapacitetin e saj dhe t’i përmbyll të gjitha lëndët që dalin si indikacione nga afera e përgjimeve për çka edhe kjo prokurori ishte themeluar”, ka deklaruar Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Nisma e kryeministrit Zoran Zaev për të takuar liderët e këtyre dy partive politike vjen pasi pa 5 votat tyre, ai nuk do të mund të ketë dy të tretat apo 80 në Kuvend nëse ndryshimet përfundimisht nuk mbështeten nga partia më e madhe e opozitës, VMRO DPMNE-ja.

Kjo parti ka dorëzuar mbi 60 amendamente, me të cilat kërkon përbërje krejt të re të Prokurorisë Speciale si dhe hetimin e gjithë punës së saj të bërë që nga formimi i këtij institucioni në vjeshtën e vitit 2015.

Nga LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, qasjen e opozitës e kanë vlerësuar si “jokontruktive me tendencë për të mbrojtur kriminelet e pushtetit të kaluar”.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për Prokurorinë Speciale vlerëson si shumë i rëndësishëm për marrjen e datës në qershor nga Këshilli Evropian për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CR7 BABA PËR HERË TË PESTË/ Georgina Rodriguez tregon barkun e fryrë (FOTO)
Previous article "TJETËR RRJEDHJE NGA PD-ja"/ Cili është kandidati që e çon në 100 numrin e deputetëve (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT