• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROKURORIA NIS HETIMET PËR SULMIN NDAJ E-ALBANIAS/ Sekuestrohen qindra mesazhe të dërguara në faqet qeveritare. Në “lupë”, edhe siguria e sistemit
Home
Politikë

PROKURORIA NIS HETIMET PËR SULMIN NDAJ E-ALBANIAS/ Sekuestrohen qindra mesazhe të dërguara në faqet qeveritare. Në “lupë”, edhe siguria e sistemit

21 July, 2022 s.autor Politikë

Orëve të pasdites së djeshme Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur hetimet në lidhje me sulmin kibernetik që iu është bërë portaleve online të qeverisë.

Sipas të dhënave, janë sekuestruar me qindra praktika nga ekspertët e kibernetikës për të bërë të mundur aq sa është e mundur, hetimi i detajuar i këtij aksioni shkatërrues, pasojat e të cilit në fakt ende nuk dihen.

Hetimi do të përfshijë një mori aksesesh të faqeve duke u fokusuar edhe tek siguria që është e përcaktuar për ruajtjen e këtij sistemi online, në të cilin dhe me të cilin qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendi thuajse kanë të lidhur domosdoshmërisht të gjitha veprimet e tyre. po ashtu prokuroria pritet që të sekuestrojë të gjitha gjurmët që janë lënë nga hakerat në disa prej faqeve të bllokuara, gjurmë që janë konvertuar në mesazhe me gjuhë kërcënuese, gjobëvënëse e deri edhe me sinjale të qarta politike. Kjo e fundit u pranua publikisht edhe nga vetë kryeministri i vendit, ndërkohë që u mohua fakti i gjobës.

Sipas të dhënave, sulmi është organizuar nga një shtet dhe jo nga ndonjë grup hakerash dhe dyshohet që pas këtij sulmi frontal dhe të pandodhur më parë të fshihet Irani. Në fakt, prej disa ditësh, SPAK-u (Prokuroria e Posaçme) ka nisur hetime intensive mbi një grup spiunazhi që dyshohet që vepron në vendin tonë dhe në fokus kanë nxjerrjen e informacione për muxhahedinët e strehuar në vendin tonë. Madje sipas të dhënave edhe njëri nga mesazhet e përcjella ditën e djeshme lidhet pikërisht me strehimin e tyre në Durrës.

HETIMET

Referuar të dhënave saktësohet se është regjistruar procedimi penal dhe ka nisur puna për të hedhur dritë mbi gjithçka ka ndodhur në sulmin që nxori jashtë funksioni thuajse gjithë shtetin. Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se hetimet do të përqendrohen në kanalet nga ku kanë ardhur këto sulme dhe po ashtu edhe në një mori komponentësh të tjerë që lidhen me sigurinë për të cilën në fakt paguhen shifra marramendëse.

Por, duke pasur parasysh se ditën e djeshme AKSHI ka rikthyer në punë disa sisteme dhe faqe qeveritare që u nxorën jashtë funksionit pas sulmit kibernetik, ekspertët do ta kenë edhe më të lehtë pas rimarrjes për të gjurmuar autorët e sulmit nëse bëhet fjalë për grup hakerash. Në sulmin kibernetik që nisi pak ditë më parë ku u goditen sistemet qeveritare, autoritetet folën për një “sulm masiv kibernetik të pandodhur kurrë më parë, të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë”, po pa shpjeguar se për çka bëhej fjalë dhe duke lënë shumë pikëpyetje në lidhje me gjithçka po ndodhte me të dhënat e shqiptarëve që ia kanë “besuar” “e-Albania”-s. Sipas versionit zyrtar, “metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare.

Teknikat mbi të cilat ky sulm mbështetet janë të së njëjtës natyrë me ato të përdorura për një sërë sulmesh kibernetike në ‘domain’-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe disa vende të rajonit. Ekspertët e shumtë që kanë folur publikisht në lidhje me këtë sulm frontal kibernetik bëjnë me dije se këto metoda maskohen fillimisht me sulme të tipit ‘Ransomware’, me anë të së cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, që është sulmi ndaj sistemeve kritike. Hapi i dytë i këtij sulmi të përqendruar dhe sofistikuar është goditja në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DICK MARTY NJË MASHTRUES ORDINER"/ Berisha: Rama qëndrim çnjerëzor në lidhje me mosdënimin e genocidit serb në Kosovë
Previous article "DO E VOTONI SI ÇEÇO"/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Nuk kompleksohemi! Kemi folur edhe me gjuhën e Hashim Thaçit...

s.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT