• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROKURORIA HETIM PËR “XHUXHIN”/ Vangjush Dako del në përgjimet e grupit “Avdulaj”
Home
Politikë

PROKURORIA HETIM PËR “XHUXHIN”/ Vangjush Dako del në përgjimet e grupit “Avdulaj”

26 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Politikë

Si pjesë e dosjes “Avdulaj”, Prokuroria po heton edhe për personin me emrin “xhuxhi” që del në përgjimet e Prokurorisë të kryera në dy vite. Dyshimet janë se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dako, emri i të cilit përmendet në dosje gjatë komunikimeve me personazhe kryesorë të dosjes së trafikantëve të drogës në Shijak.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e bashkisë Durrës Vangjush Dako, i cili dyshohet se shfaqet duke komunikuar me anëtarë të grupit “Avdylaj”.

Megjithëse prokuroria thotë zyrtarisht se nuk ka regjistruar një procedim penal në emër të tij, dyshohet se kryebashkiaku flet me Jasin Kalën, thënë ndryshe me nofkën Cine.

Numri që mendohet se i përket Dakos përfundon me 300. Biseda zhvillohet mes numrit që përfundon me 489 qe i përket Kalës dhe numrit që dyshohet se është i Dakos.

Jasin Kala i shkruan Dakos: Shif se do vijnë FNSH këtu tek unë. Kështu më thanë, Cini jam

Vangjush Dako : Jam në Itali

Jasin Kala rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetet Jasin Avdyli. Përdor gjashtë numra telefoni. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike të Jasin Kalës jo vetëm me bashkëpuntorët e tij të ngushtë, por edhe pjesëtarë të grupeve.

Prokuroria dyshon me tej se biseda është zhvilluar:

Jasin Kala: Ma jep pak numrin e Xhuxhit

Por në këtë fashikull mungon një fletë.

Përgjimet tregojnë se Vangjush Dako komunikon me Altin Avdylin me emrin Niçe më 27 qershor të vitit 2017, një dite pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe kërkon që të flasë me Astritin për ta falenderuar. Astrit Avdyli është arrestuar tashmë me akuzën e trafikut të drogës dhe një nga personat kryesorë të grupit.

Pavarësisht kësaj Prokuroria nuk konfirmon se kur do ta thërrasë Dakon, megjithëse thotë se ka nisur hetim për nxjerrje të sekretit hetimor. /Tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇDO NËNË E RE DO E DONTE/ Shihni dhuratën e parë që Almeda mori për shtatzëninë (FOTO)
Previous article MERR FUND DILEMA/ Pep GUARDIOLA arrin marrëveshjen me SUPER lojtarin e ri

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT