• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prokuroria Elbasan dërgon në gjykatë çështjen e “KURUM”. Akuzohet për mashtrim
Home
Aktualitet
Drejtësi

Prokuroria Elbasan dërgon në gjykatë çështjen e “KURUM”. Akuzohet për mashtrim

17 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria Elbasan dërgon në gjykatë çështjen e administratorit të KURUM-it

Prokuroria Elbasan dergon ne gjykate ceshtjen e administratorit të Kurumit, te drejtorit te blerjeve te Kurumit dhe shoqerine Kurum
Koray ZEYTINOGLU, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;
I akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

1. “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe
2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të Kodit Penal.

Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare,  i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012; 1. Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare,  i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012; I akuzuar për kryerjen e veprës penale të:  1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe ndaj
2. shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, me NIPT K02727230T, aktualisht me me zyrë qëndore: Tiranë, Njesia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, “Green Park”, apartamenti nr.39, kati 6. E akuzuar për kryerjen e veprave penale të:  1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe
2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap.

Konkretisht, nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore te blerjes së lëndës skrap nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A prej 4 (katër) shoqërive të tjera “Kurbini” sh.p.k me qendrë në Laç, “ERAD&XHT“ sh.p.k me qendër në Tiranë, “R&B 2011“, sh.p.k me qendër në Fushë-Krujë, dhe “Kavaja-CO“ shpk me qendër në Kavajë, janë të falsifikuara pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi.

Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës.

Theksojmë se procedimi i mësipërm është një prej procedimeve, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokuorisë Elbasan, Dritan Gina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush ishte ILIR LUARASI, ish legjenda e Dinamos që ndërroi jetë papritur sot në Francë
Previous article Vjen reagimi i parë i Eneda Tarifës pas lajmit të ndarjes!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT