• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROKURORËT NË GARË PËR KLP/ Arta Marku rihap garën në shtator për të zëvendësuar Osmanin
Home
Aktualitet
Drejtësi

PROKURORËT NË GARË PËR KLP/ Arta Marku rihap garën në shtator për të zëvendësuar Osmanin

13 August, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në shtator pritet të riformatohet me një anëtar të ri, ndërsa dy prej ekzistuesve janë nën ethet e vettingut. ReportTv ka mësuar se kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të thërras në shtator mbledhjen e prokurorëve për të zëvendësuar anëtarin e shkarkuar nga vettingu Gentian Osmani. Osmani u shkarkuar më 31 korrik nga kolegji i posaçëm i apelimit pasi kishte kaluar shkallën e parë të vettingut në KPK.

Aktualisht KLP ka mbetur me 10 anëtarë ndërsa vendimi i fundit i këshillit para se të niste pushimet ishte shpallja e përfundimit të statusit të magjistratit për Osmanin. Prokurorët nga e gjithë vendi pritet të përzgjedhin me votim përfaqësuesin e tyre i cili do të zërë vendin e Osmanit në KLP, ndërsa kushti është që prokurori do duhet të ketë kaluar procesin e vettigut. Ndërsa ndër anëtarët ekzistues të cilët ndodhen nën ethet e vettingut edhe pse kanë kaluar shkallën e parë janë prokurori Arben Dollapaj dhe prokurori Benin Cani. Të dy këta prokurorë janë përzgjedhur si pjesë e KLP ndërsa komisioneri publik dhe operacioni ndërkombëtar kërkojnë shkarkimin e tyre.

Ankimi ndaj Dollapaj është bërë më 20 nëntor 2018 ndërsa ndaj Canit më 8 shkurt 2019, ndërsa për këto dy ankimi kolegji i posacëm i apelimit ende ska një datë se kur do të shqyrtohen për të marrë një vendim. Në rast shkarkimi nga KPA, më pas kryeprokurorja Marku do të duhet ta rihap sërish garën mes prokurorëve cka do të ishte rasti tretë pas dy rasteve të mëparshme, kur u zëvendësua Antoneta Sevdari dhe në shtator do të zëvendësohet Genti Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË KORÇË/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme toke
Previous article VETËM 24 TË BURGOSUR JANË DËRGUAR NË SHTËPI NË GJASHTË VJET/ Mediat Angleze: Kostoja e mbajtjes së tyre në arrest kushton...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT