• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTVENDIMI/ Reagon Bylykbashi: Rama dhe Ruçi kërkojnë të kthejnë Kuvendin në Gjykatë
Home
Shqipëri

PROJEKTVENDIMI/ Reagon Bylykbashi: Rama dhe Ruçi kërkojnë të kthejnë Kuvendin në Gjykatë

30 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylukbashi me anë të një deklarate ka bërë të ditur një projekt vendim që pritet të kalohet në Kuvend.

Sipas Bylykbashit, Edi Rama ka dërguar në Kuvend për miratim vendimin që kthen Parlamentin në Gjykatë dhe u jep imunitet nga arrestimi ministrave dhe deputetëve të maxhorancës.

“Vendimi i Ramës dhe Ruçit shkon kundër kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave, ku kërkohet jo imunitet dhe pandëshkueshmëri por hetim dhe arrestim i zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, shton më tej deputeti i PD.

Deklarata 

Edi Rama nxori sot Gramoz Ruçin për të quajtur fitore vendimin e Bashkimit Europian, për t’i mbyllur derën Shqipërisë. Për t’i mbyllur derën edhe një vit tjetër, pikërisht për një arsye se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë autorët kryesorë përse Bashkimi Europian ia mbyll derën Shqipërisë.

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi bashkë e kanë kthyer Parlamentin jo vetëm në strehën e kriminelëve, por e kanë kthyer edhe në mbrojtësin e kriminelëve.

Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim, të enjten që vjen, të një vendimi i cili rastin “Tahiri” e kthen në rregull.

Pra, mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrrestimi dhe ndjekja penale të Sajmir Tahirit, sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministra të korruptuar, kryeministrin e korruptuar, deputetët e Edi Ramës, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me korrupsionin.

Me vendim kërkojnë që Parlamenti të kthehet në Gjykatë. Të jetë Parlamenti ai që do të çmojë, nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar apo për të bërë kërkim dhe kontroll në banesat e Ministrave, deputetëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar.

Prova për këtë Parlamenti ka patur plot dhe jo thjesht me familjarë të lidhur me kriminelë, por me kriminelë brenda në Parlament.

Me këtë veprim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitet dhe mbrojtje kriminelëve, imunitet parlamentar dhe duke kthyer Parlamentin në Gjykatë, rrëzon Reformën në Drejtësi.

I heq çdo mundësi që peshqit e mëdhenj të arrestohen nga drejtësia, qoftë edhe ajo e reformuar, dhe të mbrohen ashtu siç bënë me Sajmir Tahirin.

Kjo është arsyeja bazë për të cilën sot Bashkimi Europian na ka mbyllur derën dhe na ka shtyrë provimin për një vit tjetër.

Jo vetëm zbërthimi i bandave kriminale dhe rrjeteve kriminale, por Bashkimi Europian kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj, zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe politikanëve, ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Këtë kërkon Bashkimi Europian si kusht parësor për hapjen e negociatave, pikërisht këtë pengon Edi Rama.

Pikërisht këtë pengon Edi Rama.

Edi Ramës i intereson pikërisht kjo dhe jo më kot priti ashtë muaj që kur e ka paraqitur për herë të parë këtë akt, për ta sjellë dhe miratuar sot që Bashkimi Europian i ka mbyllur derën.

Me këtë veprim Edi Rama u jep provën të gjithë shqiptarëve që jo vetëm në 2019-ën nuk mund të ketë për Shqipërinë hapje negociatash, por është e qartë që, sa kohë që Edi Rama me Gramoz Ruçin, instrumentin e tij thelbësor për të vrarë parlamentarizmin dhe kthyer në strehë dhe mbrojtës të krimit nuk ka për të patur hapje të negociatave për Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis "finalja" e parakohshme, Franca e Argjentina duan raundin tjetër
Previous article RIKTHIMI I RESHJEVE TË SHIUT/ Meterologët: Sigurohuni që të merrni me vete...

g.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT