• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin
Home
Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

22 June, 2026 s.autor Ekonomi

Qeveria planifikon të mbledhë deri në 280 milionë euro në vit vetëm nga taksa e pronës, trefish më shumë sesa u mblodhën përgjatë 2025-ës nga taksa e pasurisë së paluajtshme, prej 85 milionë euro. Kjo do të arrihet përmes reformës së re të taksës së pronës, e cila pritet të sjellë një sërë risish, nga taksimi mbi vlerën e tregut dhe jo më mbi referencat e deri tek rritja e taksës që do të paguhet.

Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim Publik ‘Për Taksën e Pasurive Të Paluajtshme’, synohet që taksimi i banesave të bëhet mbi bazën e çmimeve të tregut, dhe jo mbi referencat, pasi bashkitë çdo vit do të nxjerrin vlerat e reja të pronave. Sa më e shtrenjtë të jetë prona aq më e lartë do të jetë edhe taksa që do të paguhet.

“Vlerat që përdoren për taksimin e pasurive të paluajtshme nuk përditësohen sipas një cikli të rregullt dhe nuk pasqyrojnë vlerat e tregut, duke sjellë humbje të ardhurash”, thuhet në relacion, ndaj është parashikuar që bashkitë çdo vit të caktojnë vlerat e reja të pasurive të patundshme mbi të cilat do të aplikohet taksa.

Mbi çmimet e banesave që do të caktojnë bashkitë do të mbahet edhe taksa nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së pronës, nga 0.05% që është aktualisht. Por para se të taksohet banesa, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë një zbritje nga vlera e pronës por jo më shumë se 50% të vlerës së saj.

Pra për një banesë me vlerë 100,000 euro, mund të ulet vlera me 50% dhe për pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh të paguhet tarifa vjetore nga 50-100 euro, në varësi të normës tatimore që do të përcaktohet nga bashkia. (Zbritja e vlerës së pronës do të bëhet deri 50% por jo më shumë se tavanet e caktuara për 7 kategorizimet që i janë bërë bashkive.)

Për ata që kanë dy ose më shumë banesa në pronësi, zbritje nga vlera e pasurisë do të marrin vetëm tek banesa e parë, ndërsa tek të tjerat do paguajnë për aq sa vlen banesa. Pra për banesën e dytë po 100 mijë euro do paguajnë 100-200 euro taksë vjetore. Pra tatimi do të jetë automatikisht dyfish më i lartë kush ka mbi 1 banesë.

Sipas argumenteve të dhëna në relacion rritja e taksimit si për shtëpitë e para por edhe më shumë për ata që kanë në pronësi 2 ose më shumë banesa do t’i vë fre edhe spekulimeve me çmimet e pronave, pasi sa më i lartë çmimi më i lartë tatimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë
Previous article ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

s.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT