• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTLIGJI PËR FORCËN E REZERVISTËVE/ Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar
Home
Politikë

PROJEKTLIGJI PËR FORCËN E REZERVISTËVE/ Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar

31 October, 2024 s.autor Politikë

Qeveria ka miratuar një projektligj për ushtrinë për krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri. Për të na e shpjeguar më mirë ishte i ftuar në studion e Klan News ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili tha se kjo forcë është e integruar me Forcat aktive të Armatosura.

“Shumica e vendeve të NATO e kanë një strukturë të tillë, është e mirëorganizuar, e pajisur, e trajnuar, e stërvitur dhe e paguar”, tha ministri.

Ajo do t’i bashkangjitet në mënyrë aktive Forcave të Armatosura dhe do të shërbejë përveç situatave të ndryshme edhe në përballimin e emergjencave civile. Po kujt i jep mundësi angazhimi ligjit?
“Ligji jep disa mundësi angazhimi, qoftë për personelin ushtarak që është liruar në vitet e kaluara dhe që shprehin dëshirën për t’u rikthyer, qoftë për ushtarakët që dalin…

Po ilustroj të gjitha kategoritë: Një kategori janë ushtarakët në lirim që janë liruar para pak vitesh ose para pak muajsh të cilëve u lind e drejta që të riaktivizohen në Forcat e Armatosura me shprehjen e një dëshire të tyre. Kategoria e dytë janë ushtarakët që janë larguar nga Forcat e Armatosura jo për dëshirë të tyre por se kanë kaluar afatet e gradimit. Tashmë kanë instrumentin që të kthehen në mënyrë aktive. Kemi në Forcat e Armatosura 400 ish-personel që u lind e drejta që të na kërkojnë që të aktivizohen si rezervistë. Mundësia tjetër përbëhet nga individë që kanë punuar gjithë jetën civilë qoftë në shtet, qoftë në privat dhe shprehin vullnetin e tyre për të pasur një kontribut si rezervist”, sqaroi ministri.

Ai u shpreh se sot numri i forcave rezervë është zero, por me hyrjen në fuqi të ligjit shpresohet që të arrihet në 2100 mijë forca deri në vitin 2030.

“Përmes këtij ligji ne konsiderojmë ushtarakët tanë si kapacitet kombëtar dhe është e nevojshëm të mos flasim më për ish-ushtarakë, por ushtarakë rezervë, në lirim dhe aktiv. Realisht janë kapacitet kombëtar”, tha ai.

Por ligji parashikon edhe disa kritere si mosha dhe pastërtia e figurës.

“Kritere që duhen rivërtetuar pasi personi është larguar, duhet patjetër që të bëhet dhe një verifikim i pastërtisë së figurës. Ka një kriter kur vjen puna te mosha. Kemi për ushtarakët aktivë të thjeshtë për të hyrë në forcë rezerviste maksimalja është moshë 50 vjeç, për oficerët është 55 vjeç dhe për gradat madhore 60 vjeç. Edhe këto kritere duhen patur parasysh para se ish-ushtarakët të bëjnë kërkesën për rikthim në forcën rezervë”, tha Vengu./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË STUDIO/ Bietës gati t’i bjerë të fikët live, e ftuara i vendos…
Previous article HABIT ME RRËFIMIN/ Rovena Stefa: Ja si ma rrëmbyen shoqen e ngushtë, në '97-n

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT