• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTLIGJI I TEATRIT/ Deputeti i LSI: Rama po i rri stoik absurditetit të një…
Home
Shqipëri

PROJEKTLIGJI I TEATRIT/ Deputeti i LSI: Rama po i rri stoik absurditetit të një…

7 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj e ka cilësuar qëndrimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar, si absurditetin më të madh që mund të bëjnë institicionet kundër trashëgimisë së vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se kryeministri Rama “po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar”.

POSTIMI

Absurd-teatri si pjellë e absurditetit të një fiksimi?

Kryeministri e tha para disa ditësh se Teatri nuk është më pjesë e historisë. Po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar.

Po në Evropën ku kërkojmë të shkojmë modernizmi është në vazhdim dhe në harmoni me traditën, e cila ruhet si objekt kulti, si pasuri e gjeneratave, si kujtesë që bashkon brezat, duke krijuar arketipin identitar në kuptimin e Jungut. Pra, llogaritjet mjerane në llaç e tulla, që pragmatistët industrialë janë rrekur të japin për ta quajtur ‘ndërtesë pa vlerë’, nuk kanë vlerë, sepse ato janë bërë nën efeketet e pragmatizmit industrial, që ka rënë në amnezi historike. Mirëpo ky teatër është pjesë e qenies sonë, e gjuhës sonë të lëvruar në skenë, janë pjesë e rritjes sonë; ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe kujtesa nuk ka çmim; ajo nuk mud të banalizohet me llaç e tulla, pasi pa të ne jemi një hiç sartrian.

Historia e kujtesës sonë është një tërësi ngjarjesh dhe monumentesh, si këto teatra, që në rrjedhë të kohës shërbejnë si pika referimi për të ardhmen dhe mbi të cilat ngrihet kujtesa kolektive e vetëdija në kuptimin e dasein-it heideggerian.

Po cili është në thelb problemi: teatri i kullave apo kullat tek teatri? Mund të merrja më shumë se një përgjigje, mbase edhe asnjë. Sidoqoftë, fakt është se amnesia e mazhorancës për vlerën e Teatrit dhe mosdëshira për rijetësimin e tij, në vend të prishjes, është mbërthyer fort prej thanatosit e grykësisë së pragmatizmit industrial, i cili priret të rrafshojë gjithçka, që ta kthejë në një fushë të bardhë, do të thoshte Lock-u, e për t’ia filluar sërish qytetërimit nga e para. Dhe kjo që po ndodh sot, mù para nesh, ka një emër: është një teatër absurd i absurditetit të qeverisjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË LIBRAZHD/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën. Shoferët janë...
Previous article Juventus kërkon merkato madhështore, përveç Ronaldos do edhe mbrojtësin e...

g.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT