• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI TID/ Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor
Home
Politikë

PROJEKTI TID/ Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

14 February, 2026 s.autor Politikë

Tri ditë pas protestës së banorëve të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID, kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë sot në Durrës për t’u takuar me banorët.

Raportohet se banorët dhe bizneset e prekura nga ky projekt janë kontaktuar mbrëmë nga drejtues të bashkisë së Durrësit, për të marrë pjesë në takim me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, këshilltarët opozitarë në bashkinë e Durrësit kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë dhe miratimin e dokumenteve të planifikimit territorial në lidhje me këtë projekt.

Më 11 shkurt banorët që preken nga projekti “TID Durrës”, kanë protestuar përpara Bashkisë. Ata janë kundër trajtimit me qira pa arritur dakordësimin e shpronësimit të pronave të tyre. Gjatë protestës qytetarët u përplasën me këshilltarët dhe punonjësit e policisë, teksa këta të fundit kanë kryer dhe arrestime.

Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, i cili sipas zhvilluesve parashikon ta rikthejë qytetin e Durrësit në hartën Europiane të destinacioneve kulturore dhe historike, si dhe të ofrojë mundësi përfitimi ekonomik nëpërmjet trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit për komunitetet lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA E WASHINGTON POST TË JEFF BEZOS/ Çfarë po ndodh me shtypin amerikan?
Previous article KONFERENCA E SIGURISË NË MYNIH/ Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT