Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture” në qytetin e Korçës, të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar sot projektin për “Restaurimin e Banesës së Filip Çekani”, Korçë.
Sipas IMK-së, projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit.
Banesa e Filip Çekanit është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”, i miratuar me numër “266/1” më “16.02.1979”.
Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin.


