• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROJEKTI I TIRANËS”/ Presidenti Meta nxit dialogun mes bashkisë dhe banorëve të Unazës së Re
Home
Politikë

“PROJEKTI I TIRANËS”/ Presidenti Meta nxit dialogun mes bashkisë dhe banorëve të Unazës së Re

15 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehu shqetësim për zhvillimet dhe “situatën konfliktuale” në periferi të Tiranës, ku disa qindra banesa mund t’u prishen banorëve për të hapur një rrugë në unazën e re.

Zoti Meta kërkoi dialog mes banorëve dhe institucioneve dhe që këto të fundit të zbatojnë procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe zbatimin e këtij projekti urban, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

“Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive” – theksohet në një deklarim për mediat.

Zoti Meta do t’u kërkojë informacion institucioneve mbi procedurat e kësaj çështje, dhe thekson se “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre”.

Banorët e zonës së Unazës së Re kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre dhe po vazhdojnë protestat prej 11 ditësh.

Anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës mësohet se kanë vendosur të bojkotojnë mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak.

“Opozita zgjedh të jetë në krah qytetarëve përballë kësaj klike të korruptuar e të shthurur, që vetëm në sajë të votave të blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve të drogës sundon vendin dhe Tiranën” – thuhet në reagimin e partisë demokratike.

Kryetari i bashkisë Erjon Velija u shpreh një ditë më parë se projekti do të realizohet dhe se kushdo banor ka patur dijeni për projektin e kësaj rruge qysh prej 30 vjetësh.

Ai siguroi se banorëve të prekur do t’u jepen 3 vjet qera dhe kompensime për ndërtesat e rrëzuara sipas ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA GOLAT TEK MUZIKA/ Ish INTERISTI tregon jetën e re si DJ, pritet që të bëhet edhe...
Previous article "U VESH SI GRUA"/ Media serbe: Gruevski erdhi me pasaportë false në Tiranë, fluturoi drejt Budapestit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT