• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTI I 100 FASHATRAVE/ Drejtori i BERZH: Do të vlersojmë programin…
Home
Ekonomi

PROJEKTI I 100 FASHATRAVE/ Drejtori i BERZH: Do të vlersojmë programin…

28 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Programi i 100 fshatrave është vlerësuar nga drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Shqipërinë, Matteo Colangeli, si mënyra e duhur për zhvillimin e vendit.

Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj këtij programi, Colageli tha se do të punohet veçanërisht me bashkitë për të siguruar infrastrukturën e duhur për krijimin e kushteve për turistët.

“Ne jemi shumë mbështetës për këtë program dhe mendojmë se kjo është mënyra e duhur për zhvillimin e agroturizmit. Jemi aktivë me një sërë aktivitetesh që mbështesin këtë program. Po përmend disa prej tyre. Një prej të cilin jemi duke punuar me Kombet e Bashkuara, është një projekt që do të investohet për zhvillimin e infrastrukturave bashkiake në vend, në mënyrë që t’i bëjmë këto rajone më të aksesueshme nga ana e turizmit. Në këtë projekt ka rreth 10 milionë euro, që do të shkojnë drejt rehabilitimit për vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme që shpresojmë që do të jetë në zbatim në prill të vitit që vjen”, – shpjegoi Colangeli.

Më tej, drejtori i BERZH tha se më parë nuk kishte projekte të vlerësueshme për t’u mbështetur financiarisht, ndërsa sot kjo gjë ka ndryshuar.

“Me fondet e qeverisë shqiptare do të 5-fishohen në këtë program, në kuadër të kredive që do të jepen për ekonominë. Është e vërtetë ajo që tha zoti Ahmetaj, deri më sot ka qenë i kufizuar për shumë arsye dhe një nga këto ka qenë kërkesa për kreditë, do të bisedonim me bankat, ato nuk i kanë parë deri tashmë projektet që t’ia vlenin të financoheshin. Prandaj kjo iniciativë, së bashku me stimujt fiskalë që Ministria e Financave po vendos në sektorin e turizmit, së bashku me grantet duhet të çojnë drejt rritjes së kërkesës për para dhe financime”.

Sipas tij, po punohet në drejtim të këshillimit, për të kaluar fermat në agroturizëm.

Nuk është shumë e lehtë për të kaluar një fermë në agroturizëm, është një fushë ku do të fokusohemi dhe do të punojmë ngushtë. Kemi programet tona të këshillimit, në mënyrë që të sjellin eksperiencën në Shqipëri nga vende të tjera fqinje, që janë duke funksionuar mirë në agroturizëm”, – përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE/ Cfarë ndodh sot: Nga festimet e përvjetorit të fesë deri tek vizitat diplomate
Previous article I SHISTE PËR 500 EURO/ Si iu gjendën DY PISTOLETAT shqiptarit nga Maqedonia që... (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT