• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Projekti BRIGAID/ Thirrja e fundit për financim idesh inovative në fushën e ndryshimeve klimatike
Home
Ekonomi

Projekti BRIGAID/ Thirrja e fundit për financim idesh inovative në fushën e ndryshimeve klimatike

22 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në kuadër të vazhdimësisë së punës të projektit BRIGAID, ka shpallur thirrjen për fazën e tretë dhe të fundit të aplikimit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike.

Ky projekt, ofron financim dhe mbështetje për testim dhe zhvillim të mëtejshëm për 6 deri në 9 inovacione.

“Partneri shqiptar i projektit BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, AKPT, fton të gjithë të interesuarit të behën pjesë e Thirrjes së Tretë dhe të Fundit të projektit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike, lehtësimit të ndikimeve të përmbytjeve, thatësirës, apo ngjarjeve të tjera të motit ekstrem.”- bën me dije AKT, duke shtuar se një treg si Shqipëria ka fuqi për përdorim inovacionesh dhe potencial për krijimin e tyre.Sipas të dhënave specifike, aplikimet mbyllen më 15 Gusht.

Ideja duhet regjistruar në platformën online të ndyshimeve klimatike:

Kriteret që duhet të përmbushë inovacioni:

Të jetë një ide për të përballur përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem;
Idea të identifikohet ‘me gatishmëri teknike’ (TRL 4). Shpjegim: Ideja të ketë të zhvilluar prototipin dhe ai të jëtë i gatshëm për testim të mëtejshëm në laborator/terren.
Të jetë një zgjidhje infrastrukturore, softuerike, ose e bazuar në natyrë.
“Kjo fazë e fundit është një mundësi për të treguar se inovacionet janë një zgjidhje e nevojshme për institucionet drejtuese, ato që menaxhojnë situatat emergjente, universitetet për të krijuar një metodologji të re në kurrikulat e tyre, por edhe për kërkuesit shkencor për t’u bërë pjesë e BRIGAID.”- deklaron AKT.

projekti BRIGAID ka si qëllim përmirësimin e hendekut për inovacione në menaxhimin e katastrofave, i nënshkruar nga Komisioni Evropian në janar 2016 dhe zyrtarisht i lancuar në maj 2016.

Qëllimi i BRIGAID është të thithë ide inovative mbi 3 komponentet kryesore të ndryshimit të klimës: përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem. Midis ideve të ndryshme, projekti do të përzgjedhë disa prej tyre, të cilat do të zhvillohen dhe testohen. Idetë e suksesshme do të ndihmojnë në përballjen me fatkeqësitë natyrore, ku ata mund të luajnë rolin e tyre për të reduktuar ose shmangur dëmtimet e mundshme. Udhëheqësi i projektit është Techische Universiteit Delft (TU Delft).

Projekti ka 24 partnerë nga vende të ndryshme të Evropës si Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Ger
shumë, Itali, Spanjë, Portugalia, Rumania, Polonia, Izraeli etj. Shumica e tyre janë institucione kërkimore, institute akademike, të vogla dhe të mesme (NVM), si dhe institucionet shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRESEVJEN NE AMERIKE"/ Historia pas kopertinës që tronditi botën dhe Trump
Previous article LUMË KRITIKASH nga TIFOZËT/ Argjentinasit kërkojnë njëzëri largimin e Messit nga Kombëtarja (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT