I përfshirë në programin “100 fshatrat”, fshati Kryezi në Pukë ka potenciale për zhvillimin e turizmit të natyrës, por edhe turizmit historik e kulturor.
Nxitja e turizmit kulturor dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë në zonën e Pukës mbetet prioritet për autoritetet vendore.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër është angazhuar për gjurmimin, evidentimin dhe mbrojtjen e vlerave të reja arkitektonike, historike dhe etnografike.
Në këtët kuadër, specialistët e DRKK Shkodër zhvilluan një inspektim në fshatin Kryezi të bashkisë Fushë-Arrëz në dokumentimin dhe vlerësimin e çdo aseti kulturor.
Kryeziu është një nga fshatrat më të bukur të Pukës me tradita të shumta historiko–kulturore.