• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI “100 FSHATRAT”/ Reagon deputeti i LSI: Lëri broçkullat po…
Home
Shqipëri

PROJEKTI “100 FSHATRAT”/ Reagon deputeti i LSI: Lëri broçkullat po…

19 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Levizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas inisativës kryeminitrore me Akademinë e 100 fshatrave turistikë.

“Ky kryeministër po ua torollit kokën shqiptarëve vetëm me sajesa termash si, bie fjala, kjo Akademi, apo siç ishte ‘policia që duam’, por nuk doli ajo që deshëm; portali ‘mësues për Shqipërinë’ që u kthye në mësues për partinë, e shumë parrulla të tjera rilindëse si këto. Kjo tregon se kryeministri ynë jo vetëm nuk ia ka heberin nga termi Akademi, sepse Akademinë e Shkencave e quajti Agjensi funeralesh, por vazhdon e vazhdon t’u flasë shqiptarëve për projekte imagjinare e ide në ajër, shkruan Rrokaj në postimin e tij.

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

Broçkullat e Kryeministrit në Jalë për “Akademinë e 100 fshatrave”

Kryeministri bëri qokën e radhës, këtë herë në Jalë, ku thirri një grup të rinjsh të Akademisë Qemal Stafa dhe ERTV-në e tij për t’u mbushur mendjen shqiptarëve mbi projektin e tij të ‘100 Fshatrave’. Ky kryeministër po ua torollit kokën shqiptarëve vetëm me sajesa termash si, bie fjala, kjo Akademi, apo siç ishte ‘policia që duam’, por nuk doli ajo që deshëm; portali ‘mësues për Shqipërinë’ që u kthye në mësues për partinë, e shumë parrulla të tjera rilindëse si këto. Kjo tregon se kryeministri ynë jo vetëm nuk ia ka heberin nga termi Akademi, sepse Akademinë e Shkencave e quajti Agjensi funeralesh, por vazhdon e vazhdon t’u flasë shqiptarëve për projekte imagjinare e ide në ajër. Agriturizmi, zoti kryeministër, lidhet me dy shtylla kryesore si: bujqësia dhe turizmi rural i diversifikuar. Mirëpo edhe ato politika subvencionimi të fermerëve, të ngritura gjatë qeverisjes së mëparshme, i keni degraduar.

Çfarë turizmi do të zhvilloni Ju, zoti kryeministër, kur, më së pari, fshatrat nuk kanë rrugë, ujë të pishëm, impiante për ujërat e zeza, ndriçim normal e qendra shëndetësore? Meqenëse ndodheni në bregdetin e Jonit mjafton të përmendim se, që prej ish-Shkollës së Marinës, ujërat e zeza derdhen në det. Impianti i ujërave të zeza të Radhimës mbeti vetëm në letër. Impianti i Orikumit u përurua, por nuk funksionon. Ndriçimi i rrugës së shëtitores të Orikumit ngjan si në pamjet apokaliptike, ku mbrëmjeve shquan silueta qeniesh që lëvizin.

Dhamë vetëm dy-tre shembuj sa për t’Ju rikujtuar të hiqni dorë nga paranoja verbale e propaganda, zoti kryeministër, sepse projektet i bëjnë edhe universitetet vendase, por kthehuni me këmbë në tokë e mos fluturoni: ndërtoni by pass-in e Fierit, atë të Vlorës, për të mos përmendur fshatin tuaj të zemrës, Vunoin që, edhe nga dy pasqyra sinjalizuese në rrugën përmes fshatit, njëra është e thyer. Apo mos ndoshta, vërtet medoni se Shqipëria që duam tani lëviz si Ju me helikopter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERËNDIMI I "DITËS"/ Pamjet: Aty ku një shëtitje buzë detit nuk kushton ... asgjë (FOTO)
Previous article Njihuni me pijen që pastron gurët në veshka dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT