• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI “100 FSHATRAT”/ Rama: Është bërë një punë voluminoze (VIDEO)
Home
Politikë

PROJEKTI “100 FSHATRAT”/ Rama: Është bërë një punë voluminoze (VIDEO)

9 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qarkun e Korçës është ndalur edhe në Tushemisht të Pogradecit, fshat që është pjesë e projektit të “100 fshatrave turistikë” në Shqipëri. Ai tha se, ky fshat është me potencial fantastik, por ende i pashfrytëzuar, ndërsa shumë shpejt do të nisë zbatimi i projekteve.

E ndërsa prezantoi pikat kryesore të strategjisë, Rama në fund deklaroi se të gjitha projektet për Pogradecin presin fundin e qershorit për të marrë fuqinë e domosdoshme për një sinergji të re mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Do të kemi një ‘lungo gjol’ nga hyrja e Pogradecit deri këtu. Një segment i posaçëm i shkëputur i kësaj linje do të jetë edhe segmenti që do të ndërtohet në Lin. Punën ta avancojmë në cdo aspekt të programit, modelet dhe pikat e referimit që do të krijojnë gravitete të ndryshme, të një rilindje rurale të shtrirë në të gjitha komponentët e zhvillimit. Jam shpresë plotë që do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre. Ky nuk është një program i zakonshëm, së dyti nuk është program ndërtimi rrugësh rurale.

I siguroj të gjitha ata që na ndjekin që janë qytetarë të kësaj zone, se përndryshe nga sa mund të duket, se ne nuk kemi drejtimin e bashkisë së Pogradecit, kemi qenë dhe jemi shumë të vëmendshëm që jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundrazi, rruga hyrëse në Pogradec është shprehja e këtij angazhimi. Të gjitha këto projekte presin fundin e qershorit për të marrë atë fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re mes qeverisë me pushtetin vendor” tha Rama.

Aktualisht bashkia e Pogradecit drejtohet nga Eduard Kapri, i zgjedhur nga radhët e PD-së para katër viteve, ndërsa në 30 qershor Partia Socialiste synon që të rimarrë drejtimin e saj.

ERTV Live😊: Tushemisht, Pogradec – Projektet e PROGRAMIT 100FSHATRA për pellgun magjepsës të një zone me potencial fantastik dhe ende të pashfrytëzuar zhvillimi ekonomik e social☀️

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 9. Februar 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON "LUFTA" PËR JORDI ALABAN/ Barcelona piketon tre emra për në verë
Previous article "RIKONSTRUKSIONI I KONVIKTEVE NË QS"/ Veliaj: Protesta dhe bojkoti mbaruan, ne po mbajmë fjalën

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT