• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTI “1 MILIARD”/ Ministri Gjiknuri paralajmëron: Porti i Jahteve në Orikum drejtë finalizimit të…
Home
Ekonomi
Portret

PROJEKTI “1 MILIARD”/ Ministri Gjiknuri paralajmëron: Porti i Jahteve në Orikum drejtë finalizimit të…

24 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur ditën e martë zyrtarisht garën për koncesionin në formën e Partneritetit Publik-Privat, pjesë e projektit “1 Miliard”, për segmentin rrugor Porti i Jahteve-Orikum-Llogara. Rreth 50.5 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për realizimin e këtij projekti. 

Ashtu si për rrugët e tjera që do të jepen me këtë formë koncesioni, kontrata e parashikuar ka një afat 13-vjeçar, 3 vjet për ndërtimin, ndërsa 10 vjet për mirëmbajtjen e rrugës. Teksa rruga do të financohet nga fituesi i garës, pagesa e qeverisë do të bëhet me këste deri në përfundim të kontratës.

Më 20 Qershor, qeveria kishte miratuar edhe një bonus prej 6% të pikëve për shoqërinë “Gjikuria”, e cila kishte bërë propozimin e pakërkuar dhe kishte paraqitur rezultatin teknik dhe financiar. Tashmë kjo kompani do të jetë e avantazhuar në garën për marrjen e koncesionit.

Rruga konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin e zonës së bregdetit në 50 vitet e ardhshme. Ajo ka një gjatësi prej 14.7 kilometra dhe nis në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass-in e Orikumit dhe duke përfunduar në Dukat në Urën e Shën Elizës. Shpejtësia e rrugës me dy korsi, do të rritet nga 40 km/h aktualisht, në 60-100 km/h. Projekti parashikon ndërtimin e disa veprave të artit, tre ura të mëdha dhe dy mbikalime.

Ajo pritet të lehtësojë trafikun në zonën bregdetare jugore, i cili është problematik gjatë sezonit turistik, por edhe do të bëjë ndërlidhjen e pikave të reja strategjike, do të zhvillojë më tej turizmin dhe do të rrisë shkëmbimet ekonomike dhe kulturore, duke ulur kostot e transportit dhe duke mundësuar çmime më të ulëta për produktet për komunitetin që jeton në këto zona.

Në të ardhmen, rruga do të bëjë edhe lidhjen me Himarën përmes një tuneli që propozohet për t’u ndërtuar.

Projekti per aksin Porti i Jahteve në Orikum deri në Llogara

Imazhet e projektit për ndërtimin e aksit rrugor nga Porti i Jahteve në Orikum deri në Llogara, për tu lidhur me pas me Himarën përmes një tuneli

Gepostet von Damian Gjiknuri – Faqja Zyrtare am Sonntag, 13. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rafinha i thotë "Ciao", por tek INTERI ka një emër që sjell ENTUZIAZËM
Previous article Milani dhe Interi bëhen “bashkë”/ Bashkia e Milanos jep lajmin e fundit për “San Siron”

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT