• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTET E MANDATIT TË DYTË/ Veliaj: Nga ndërtimi i 17 shkollave tek Piramida dhe Unaza
Home
Intervista

PROJEKTET E MANDATIT TË DYTË/ Veliaj: Nga ndërtimi i 17 shkollave tek Piramida dhe Unaza

15 April, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Ndërtimi i 17 shkollave të reja dhe dhënia fund e mësimit me dy turne përbëjnë objektivin kryesor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mandatin e dytë. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se vitet e para këtij mandati që po mbaron u përqendruan te rikthimi i kryeqytetit në normalitet, ndërsa mandati i dytë do ti kushtohet kryesisht zgjidhjes së problematikave dhe projekteve të mëdha, siç është edhe ai për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

“Ne garën e kemi me veten, nuk merremi me vitet e kaluara. Kemi bërë një pjesë të parë të ndeshje sa më shumë rendiment por si kemi bërë të gjithë golat. Është akti i dytë i një opere, i një shfaqje. Një shfaqje në aktin e parë kishte fazën e emergjencës. Ishin katër vitet e emergjencës, emergjencë shpirtërore , mentaliteti. Faza e emergjencës ishte sjella e Tiranës në binarë, duke nisur nga më të vegjlit. Çdo familje kështu e ka. Kaloi faza e emergjencës. Kemi hyre tek problematika pak luksi për Tiranën. Në mandatin e dytë kemi një ambicie shumë të madhe, sapo kemi hyrë tek zgjidhja përfundimtare e shkollave me dy turne. 17 shkolla të reja të mesme dhe 9-vjecare. Jemi pothuajse në finish të këtij projekti të madh”, tha Veliaj.

Por përveç shkollave, kryebashkiaku renditi dhe një sërë projektesh të tjera që përveçse do krijojnë më shumë mundësi punësimi, do të sjellin dhe më shumë zhvillim për qytetin. Të tilla ai përmendi, transformimin e Piramidës në një qendër multifunksonale të teknologjisë, Bulevardin e Ri, Kopshtin Zoologjik, Unazën e Madhe dhe Terminalin Multimodal.

“Piramida po ashtu, e cila është pallati i pionierëve për kompjutera, ku 5 mijë fëmijë do mësojnë elektronikë. Sot kombet që ecin përpara janë ato kombe që dinë, jo ato që kanë. Nëse ne do fitojmë betejën tonë me varfërinë, prapambetjen, do ta fitojmë nëse bëhemi në komb që di.
Duam të përfundojmë Bulevardin e ri të Tiranës. Këtë javë do vijojmë me lirimin e territorit për të shkuar te lumi, atje do shkojmë me një shesh ceremonial Nënë Tereza. Fillojmë terminalin e ri të autobusëve te kthesa e Kamzës. Kopshti zoologjik për fëmijët, bashkim të kopshtit botanik me zoologjik. Pallatet i ka bërë komuna e Farkës ndaj ajo nuk votohet më. Për momentin kemi vendosur të përdorim atë hapësirë se liqeni tërheq një pjesë të popullsisë. Kjo na jep mundësi të zhvillojmë atje një eksperiencë. Duam të vazhdojmë me një terminal tjetër që do jetë në Farkë, tani kanë filluar punimet. Bulevard të ri në Kashar, do ecim me Unazën e Tiranës, do vazhdojmë me pjesën lindore Farkë Tufinë ku gjurma është liruar dhe sigurisht me pjesën e Astirit”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I KEQ NGA PARISI/ Jepet alarmi: "Notre Dam" mund të mos shpëtojë dot
Previous article PREFERON TALENTIN E BARCELONËS/ Bartomeu: Është më i fortë se Neymar...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT