Ditën e sotme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në rendin e ditës është miratimi i procesverbalit, diskutimi në parim, i shpenzimeve të projektbuxhetit 2019.
Në fjalën e tij në Komision, ministri i Financave Arben Ahmetaj foli mbi rritjet e pagave të planifikuara në projektbuxhetin për vitin 2019.
Duam që të projektojmë një rritje pagash në shëndetësi, rritje kjo prej 7%. Gjithashtu në rritje prej 7% planifikohet edhe në arsim. Ndërsa mbrojtja do të përfitojë një rritje nga 10-19%, sistemi peniteciar 7% dhe një rritje prej 20% për diplomtatët.
Arben Ahmetaj, ministër i Financave
Sa i përket infrastrukturës, Ahmetaj është shprehur se brenda 2020 do të përfundojë linja hekurudhore Tiranë-Rinas, ndërsa po ashtu edhe brenda marsit të vitit 2019 do të mbyllet rruga Tiranë-Elbasan, rrugë e cila është e ndërtuar me standardet e duhura. Infrastruktura 19-21 2.8% e pbb per ndertimin e shume akseve rrugore
Më tej, Ahmetaj ka folur edhe mbi shpenzimet për sa i përket çështjeve sociale.
500 milion lekë parashikohen për pagesën e të papunëve, ndihma ekonomike do të shkojë në 20.5 miliardë lekë. Për bonusin e bebeve është parashikuar një fond prej 2 miliard lekësh, ndërsa për investimet publike janë planifikuar 88.8 miliard lekë.