Të ardhurat nga akciza e cigareve vijojnë të shënojnë rritje progresive.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të ardhurat për periudhën Janar-Maj 2019, vetëm nga akciza e cigareve janë regjistruar në vlerën e rreth 8.2 miliardë lekëve.
Në 5 muajt e parë të vitit, 1099 ton cigare kanë hyrë përmes Doganës Shqiptare.
Sasia e importuar ka qenë në rritje, ku muaji Maj ka regjistruar dhe shifrën më të lartë në 242 ton, nga 197 ton që u zhdoganuan në muajin Janar
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Dognave, në 5 muaj e këtij viti janë zhdoganuar 12 .3 milionë litra birrë, ndërsa në 5 vite regjistrohet sasia më e lartë e importuar. Të ardhurat nga akciza e këtij produkti janë regjistruar në 691 milionë lekë gjatë këtij vitit.