• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROGRAMI PËR BIZNESET/ Kritere lehtësuese për të marrë kredi
Home
Ekonomi
Biznes

PROGRAMI PËR BIZNESET/ Kritere lehtësuese për të marrë kredi

17 December, 2018 F.autor Biznes, Ekonomi

Përmirësimi i aksesit në financa përmes përdorimit të instrumenteve financiare siç është edhe kreditimi, ishte në fokus të takimit të organizuar nga Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri në bashkëpunim me BiznesAlbania.

Pjesëmarrës në takim ishin shoqatat e biznesit dhe sipërmarrës të kryeqytetit. Ndërsa vlerësoi këtë program dhe rezultatet që ai ka sjellë, presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, theksoi se nga aktiviteti i realizuar bashkërisht tre vjet me parë ka pasur realisht kompani që kanë vazhduar të punojnë me kreditë e dhëna nga ky program.

Këto janë kredi që mbështesin zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME), për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit.

KREDITIMI

Financimi është i rëndësishëm në periudha të rritjes ekonomike, por ai nevojitet gjithashtu dhe në kohë të vështira për të lehtësuar ristrukturimin e biznesit dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e aktivitetit të sipërmarrësit. Linja e kredisë nëpërmjet programit për SME-të parashikon dhënien e një norme interesi dhe një afati shlyerjeje më të favorshëm se ato të tregut për SME-të që duan të blejnë mallra dhe shërbime me origjinë italiane.

LASKU

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit, Gavril Lasku, prezantoi për pjesëmarrësit komponentët e Programit, si Linja e Kredisë që tashmë janë financuar 36 milionë euro dhe Fondi i Garancisë në 5 milionë euro. Ai përmendi vlerat për projektet nga 50.000 deri në 500.000 mijë euro, si dhe kriteret e lehtësuese për marrjen e kredisë. Lasku paraqiti gjithashtu filozofinë e punës dhe arritjet e deritanishme të Programit Italo-Shqiptar , si një program i suksesshëm në mbështetje të sipërmarrjes vendëse.

Ai përmendi dobinë e kredive të Programit në krijimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi dhe mirëbesimi reciprok ndërmjet SME-ve dhe bankave tregtare. Nëpërmjet Fondit të Garancisë, Programi ndihmon realisht në rritjen e klientëve SME për bankat, duke mbuluar një pjesë të kolateralit, që iu duhet SMEve për marrjen e kredive. Gjithashtu, Lasku theksoi nevojën për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme vendëse, që të orientohen drejt kapitalizimit të biznesit, përdorimit të teknologjisë së përparuar, si dhe të rrisin dijet dhe kontaktet me sistemin bankar, duke zhvilluar lidhje më të shëndosha e të qëndrueshme me bankat tregtare dhe me agjencitë e tjera financiare në treg.

Të pranishmit në takim ngritën pyetje dhe diskutuan rreth sfidave dhe nevojave të biznesit të SME-ve. Në përgjigje të pyetjeve të tyre, paneli i ekspertëve të Programit, konsulentët dhe përfaqësuesit e bankave paraqitën mundësi dhe zgjidhje që ofrohen në favor të sipërmarrësve të SME-ve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUHASTE ERËN E KEQE TË ÇORAPEVE ÇDO DITË/ Burri shtrohet në spital me infeksion në mushkëri
Previous article "NUK PO NA KUPTOJNË NJERËZIT"/ Salianji: Të djegim mandatet dhe të jemi në krye të protestave

F.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT