Nga Nivica, ku ndodhet për të inspektuar investime në infrastrukturë dhe agroturizëm, Kryeministri Rama komentoi edhe programin e PD-së për bujqësinë. Për Ramën është një ‘meny me pjata imagjinare’.
Në intervistën e dhënë këmbëkryq në malet e bukura të Nivicës, ai tha se
“Po të bashkojmë bashkë buxhetin tonë nga arka e shtetit dhe atë që kemi mundur të thithim shkojnë në të njëjtën shifër. Programi i PD është një meny për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për ti bërë të ëndërrojnë një gjumë për një gjellë pasanikësh siç thuhet te Lulëkuqet mbi mure. Shqipëria reale është me e madhe se Shqipëria virtuale se pjatat bosh në gjumë, program që mbetet si pjatat bosh që nuk do shfaqet në asnjë tavolinë”, tha Rama.


