• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Programi “EU4Schools” po kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve
Home
Sociale

Programi “EU4Schools” po kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve

17 February, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Para 3 vitesh më 17 shkurt 2020, Bashkimi Evropian (BE) organizoi në Bruksel Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar.

Në këtë kontekst, mori jetë edhe Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat” me një vlerë prej 75 milionë Euro i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë janë përfituesit e drejtpërdrejtë këtij projekti.

I zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), i cili ka investuar gjithashtu 765,000 euro, “EU4Schools” synon rindërtimin ose riparimin e 60+ objekteve arsimore, ku përfshihen çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme dhe konvikte në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti — Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak and Vorë.

Deri më sot në kontekstin e “EU4Schools”, kanë përfunduar 38 objekte arsimore, pranë të cilëve rreth 10,000 fëmijë, nxënës e mësues po gëzojnë mjedise të sigurta, moderne dhe dinjitoze sikurse në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, 14 objekte arsimore janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

Ky program bazohet në dy parime themelore: “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”. I pari nënkupton ndërtimin e strukturave më të forta që mund t’iu rezistojnë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke pasur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë (EUROCODE 8). Të gjitha objektet arsimore, pjesë e “EU4Schools”, do të kenë burime të energjisë së rinovueshme, do të jenë plotësisht të aksesueshme nga nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të kenë hapësira të dedikuara për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike.

Ndërsa nëpërmjet parimit “Rindërtojmë Së Bashku”, nënkuptohet ofrimi i mundësive unike për të përfshirë përfituesit në rindërtimin e institucioneve të tyre arsimore dhe për ta “përshtatur” projektin sipas nevojave të tyre. 64 takimet konsultuese dhe 35 vizitat monitoruese të organizuara deri më tani kanë mbledhur së bashku 2,325 nxënës, fëmijë, prindër, anëtarë të komunitetit e përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore — duke nxitur kështu edhe pronësinë dhe qëndrueshmërinë e investimit.

Transparenca dhe llogaridhënia qëndrojnë në zemër të Programit “EU4Schools”. Në këtë drejtim, portali i transparencës www.eu4schoolsportal.al mbetet një dritare shumë e rëndësishme për përfituesit e programit dhe palët e interesuara. Ai ofron informacione të përditësuara në kohë reale rreth progresit të programit, me statistika, me raporte, ku mund të ndiqet ecura e punëve për secilin objekt arsimor dhe sipas bashkive përkatëse. Që prej prezantimit të këtij portali në Janar 2021, ai është vizituar nga afro 20,000 vizitorë, janë “shfletuar” 50,000 faqe të tij, dhe me një numër prej 430,000 klikimesh/ndërveprimesh.

Programi “EU4Schools” është më shumë se sa rindërtimi i shkollave, ai po kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve. Në këtë kontekst, BE dhe UNDP po ndihmojnë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj të Shqipërisë!

###

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZARFI I KUQ PËR OLTËN/ Efi reagon e nervozuar: Kam ngel pa fjalë...
Previous article SHPALLET "QYTETAR NDERI" I PRIZRENIT/ Veliaj: Kënaqësi të kontribuoj për një qytet që promovon vlera, mirësi dhe kulturë...

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT