• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROGRAMI “EU4Schools”/ Anëtarja e Parlamentit Evropian Isabel Santos viziton shkollën 9-vjeçare “Bërxullë”, Vorë
Home
Sociale

PROGRAMI “EU4Schools”/ Anëtarja e Parlamentit Evropian Isabel Santos viziton shkollën 9-vjeçare “Bërxullë”, Vorë

28 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shkolla e rindërtuar nga e para, mundësi për nxënësit për të mësuar në një mjedis bashkëkohor dhe të avancuar

Ditën e djeshme, shkolla 9-vjeçare “Bërxullë”, Vorë u vizitua nga Deputetja e Parlamentit Evropian (PE), njëkohësisht Raportuese e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos. Ajo u shoqërua nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino.

E rindërtuar nga e para në kontekstin e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat”, kjo shkollë ka mirëpritur tashmë 361 nxënësit dhe 27 mësuesit e saj në një ndërtesë krejtësisht të re me sigurinë më të lartë sipas EUROCODE 8 dhe me ambiente dinjitoze të standardeve më bashkëkohore të Bashkimit Evropian.

Përgjatë këtij aktiviteti, Znj. Santos vizitoi hapësirat moderne të laboratorit të IT-së, atë të Biologji-Kimisë dhe palestrën e shkollës. Njëkohësisht, ajo zhvilloi edhe një diskutim të shkurtër me nxënës të grup-moshave të ndryshme rreth tematikës “BE-ja dhe Rinia”, ku u njoh me energjinë pozitive të nxënësve dhe të menduarit pikërisht si bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian.

Për 11,300 banorët e komunitetit të Bërxullës, rindërtimi i kësaj shkolle 9-vjeçare të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, do të thotë shumë! Shkolla e re nuk është vetëm një investim serioz për çdo nxënës e mësues, por ajo ka sjellë njëkohësisht edhe përmirësim të jetesës për komunitetin e prekur.

Ndërtimi i objekteve arsimore në kontekstin e “EU4Schools” realizohet mbi bazën e parimeve të “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku”, duke garantuar cilësi dhe siguri për përfituesit, si dhe duke angazhuar komunitetin në procesin e rindërtimit.

I financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD Shqipëri, Programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes! Në fokus të tij është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani kanë përfunduar 37 objekte arsimore, teksa 14 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të “EU4Schools”.

POSTIMI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, pranga 25-vjeçarit në Malësi të Madhe
Previous article "DUKE SHKRUAR PËR TË..."/ Rama uron ditëlindjen e Ismail Kadaresë me vargjet e shkrimtarit Majakovski

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT