• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Pirro Mani, aktori që do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve për rolin e ballistit Sali Protopapa
Home
Kulturë

PROFILI/ Pirro Mani, aktori që do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve për rolin e ballistit Sali Protopapa

3 June, 2021 s.autor Breaking News, Kulturë

Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar Pirro Mani është ndarë nga jeta. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.

Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani, ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar.

Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Ai do të mbahet mend si një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ‘ballistit Sali Protopapa’ në filmin ‘I teti në bronz’.

Sipas shoqatës “Vatra” në SHBA, Pirro Mani ishte biri i vatranit, inxhinirit Kosta Mani, që studio në Institutin e famshëm MIT të Bostonit, dhe që shoqëroi Fan Nolin gjatë udhëtimit në Shqipëri. Ai nuk u kthye më në Amerikë, por kontribuoi për ndërtimin e Shqipërisë. Ndërroi jetë në kampin nazist-Mathauzen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Milan kërkon shkëmbimin e bujshëm. Ofron Castillejo për yllin e Sevillas...
Previous article ZBULOHET "BOMBA" E MERKATOS/ Ronaldo, Icardi, Kupa e Botës 2022…, çfarë efekti domino në aksin Juventus-PSG

s.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT