• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Pasuesja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë, kush është Elisa Spiropali
Home
Politikë

PROFILI/ Pasuesja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë, kush është Elisa Spiropali

29 July, 2024 s.autor Politikë

Legjislatura e 10 parlamentare, si kurrë më parë, ka patur disa gra të ulura në karrigen e kryetares së Kuvendit.

Që nga Luljeta Bozo, e cila drejtoi seancën përuruese 3 vite më parë, e duke vazhduar me kryetaren Lindita Nikolla dhe nënkryetaren Ermonela Felaj, Kuvendi ka qenë hegjemoni e grave deputete.

Duket se kjo traditë u ruajt edhe me zgjedhjen e Elisa Spiropalit, e cila do të drejtojë punimet e parlamentit, të paktën deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

 

Ndoshta jo të gjithë e dinë, se ajo ka studiuar në Kanada, Argjentinë, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, duke pasur mbi vete një përvojë të pasur të akademizmit ndërkombëtar.

Spiropali është në mandatin e dytë të përfaqësimit në parlament, sot si deputete e qarkut të Tiranës dhe më herët, e zgjedhur në qarkun e Korçës.

Ajo u bë pjesë e Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe ka mbajtur detyrën e kryetares së FRESSH-it.

Në vitet 2013 – 2015, Elisa Spiropali ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Në janar 2019, ajo u fut për herë të parë në qeveri, duke shërbyer si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Me sa duket, eksperienca si koordinatore e punës mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme, si Qeveria dhe Kuvendi, e kanë nxitur kryeministrin Rama, të emërojë Spiropalin si numrin Dy të shtetit, detyrë, të cilën ajo e mori këtë të martë, duke u betuar mbi ligjin themeltar të shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA NË KËRKIM TË DY "SKIFTERËVE" NË SHKODËR/ Njërit i vjedhin lekët në shtëpi, tjetrit motorin
Previous article TAKOHET ME HOMOLOGUN BOSHNJAK/ Ministri Hasani: Fokusi, integrimi në BE! Hapja e ambasadave hap pozitiv

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT