• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Kush është Antony Blinken, Sekretari i ri amerikan i Shtetit
Home
Nderkombetare

PROFILI/ Kush është Antony Blinken, Sekretari i ri amerikan i Shtetit

28 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, emëroi të hënën ndihmësin e tij të vjetër, Antony Blinken, si Sekretarin e Shtetit. Por kush është ai, dhe si do të jetë marrëdhënia e tij me Evropën? Ja çfarë duhet të dini mbi të: Është evropianist, multilateralist dhe internacionalist

Ai e ka përshkruar Evropën si “një partnere jetike” dhe i cilësoi si “budallallëk” planet e administratës Trump për të hequr trupat amerikane nga Gjermania. Për çdo çështje madhore të politikës së jashtme – terrorizmin, klimën, pandemitë, tregtinë, Kinën, marrëveshjen bërthamore të Iranit – ai ka një moto të vetën: SHBA-ja duhet të bashkëpunojë me aleatët e saj dhe brenda traktateve dhe organizatave ndërkombëtare.

Është frankofon

Blinken e flet shumë mirë frëngjishten. Shefi i ardhshëm i diplomacisë amerikane u transferua në Paris që fëmijë, kur prindërit e tij u divorcuan dhe kur nëna e tij, Xhudit, u martua me avokatin Samuel Pizar,një i mbijetuar i Holokaustit.

Blinken ndoqi École Jeannine Manuel, një shkollë dygjuhëshe në Paris. Gjysmë-motra e tij, Leah Pizar, që tani jeton në Nju Jork, ka një shtëpi në Francë dhe drejton bordin e Projektit Aladin, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Paris që promovon dialogun multikulturor.

Ka punuar 6 vjet në Senatin Amerikan

Blinken punoi 6 vite në Senat, si një nga ndihmësit kryesorë të Bajden. Ai nisi punë aty në vitin2002 si drejtor i stafit demokrat në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ato vite i garantuan Blinken lidhje të forta me këshilltarët e tjerë të afërt të Bajden që punuan në Senat.

Shërbimi publik si një “biznes familjar”

Shërbimi qeveritar është “biznesi” i familjes Blinken. Ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Eva Rajan në vitin 1995 kur ai punon në Shtëpinë e Bardhë si shkrues i fjalimeve në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ajo ishte një planifikuese e axhendës për Zonjën e Parë Hilari Klinton.

Rajan punoi për Klinton gjatë fushatës së saj për në Senat, dhe më vonë punoi për Bajden kur ai ishte zëvendëspresident, si ndihmëse për çështjet ndërqeveritare dhe gjatëviteve2013–2017, si ndihmëssekretare e Shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore.

Rrënjë hebraike, ndërgjegje evropiane

Blinken lindi nga prindër hebrenj dhe njerku i tij i ndjerë, Samuel Pizar, ishte një i mbijetuar i Holokaustit që shkroi dhe një libër me kujtime. Në një intervistë të vitit 2013 për “The Washington Post”, Pizar, që do të bëhej një avokat më famë ndërkombëtare dhe një njeri ibesuar i presidentëve francezë, tregoi se si Blinken kur ishte adoleshent i kishte kërkuar t’ifliste për përvojat e tij gjatë luftës. “Ai donte të dinte atë që më kishte ndodhur kur isha në moshën e tij dhe mendoj se i bëri përshtypje, i dha atij një dimension tjetër, një këndvështrim tjetër mbi botën. Dhe kur ai shqetësohet sot për gazin helmues që përdoret në Siri, ai mendon në mënyrë thuajse të pashmangshme për gazin me të cilin u eliminua e gjithë familja ime”.

Një intervencionist i bindur

Në postet që pati nën presidencën Obama dhe si zëvendës sekretar i shtetit, Blinken mbrojtiidenë e një përfshirjeje më të fuqishme të SHBA-së në konfliktin në Siri, dhe u ftoh me shefin e tij, Bajden, pasi kërkonte një ndërhyrje të armatosur në Libi. Ai vazhdon të besojë se diplomacia duhet të “plotësohet nga parandalimi”, dhe se “forca mund të jetë një suplement idomosdoshëm i diplomacisë efektive.

I bie kitarës dhe luan futboll

Blinken luan në kitarë kryesisht bluz dhe rok. Kur ishte më i ri luante ndonjëherë në koncerte xhazi. Vite më parë, ai luante çdo të diel futboll në Uashington me disa nga miqtë e tij më të ngushtë në politikën e jashtme, përfshirë kongresmenin Tom Malinovski, zyrtarët Robert Mallej, Filip Gordon dhe të tjerë. / Politico.eu – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Urimi i veçantë nga Dubai, ndërtesa më e lartë në botë vishet kuq e zi
Previous article BENEVENTO-JUVENTUS/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Morata dhe Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT