• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Profili i kryeprokurorit të ri
Home
Aktualitet
Drejtësi

Profili i kryeprokurorit të ri

24 November, 2017 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Emisioni “Java në RTSH” komentoi këtë javë momentin delikat të vakuumit të krijuar në mbarim të mandatit të kryeprokurorit Lalla.

Në studio me Preç Zogajn e Lorenc Vangjelin ishte edhe juristi Joni Braho i ftuar për të shpjeguar këtë tranzicion nga ana ligjore.

Braho nenvizoi se boshllëku juridik me kryeprokurorin e ri, vjen nga fakti që nuk është formuar ende Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhej të përzgjidhte kreun e ri të organit të akuzës.

Braho thotë se mandati i Llallës ka mbaruar dhe se zgjidhja është që të zgjidhet një figurë me eksperiencë në prokurori, si figurë kalimtare deri në zgjedhjen definitive të kryeprokurorit sipas dispozitës së re kushtetuese, me formimin e KLP.

Ai thotë se garancitë për këtë proces qëndrojnë tek standartet që janë përcaktuar nga ligji edhe për fazën kalimtare.

Braho shprehet se koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit të përkohshëm do të varet nga afatet e formimit të KLP dhe vijimësia e propozimit të kandidaturave për prokurorin e ri.

“Pesë muaj, një afat kohor i vështirë”, thotë juristi, kur pyetet për kohën e qëndrimit të kryeprokurorit në detyrë.

Zogaj u shpreh se zgjedhja e prokurorit vjen në një moment shumë delikat hetimesh.

Lorenc Vangjeli tha se ky debat nuk gjen zgjidhje në ligj, ai është në thelb debat politik.

Ai tha se procesi i vetingut do të prodhojë efekte të rëndësishme, ku gjahtarët mund të kthehen edhe në pre.

Zogaj deklaroi nga ana e tij, se debati duhet fokusuar tek procedura e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

Ai tha se më në fund Prokuroria po guxon dhe duhet inkurajuar të hetojë.

“Ndoshta prokurorët po përpiqen të kapin trenin e fundit dhe kjo është gjë e mirë”, tha Zogaj.

Më tej diskutimi në studio vijon rreth numrit të votave që duhet për të zgjedhur kreun e ri të akuzës.

Juristi Braho tha se Kushtetuta nuk jep zgjidhje për kuorumin e votave.

“Mirë do të ishte të zgjidhej me 3 të 5-at”, tha ai.

“Por në kushtet aktuale politike ky kuorum është i pamundur”, tha ai.

Zogaj thotë se me 36 vota kryeprokurorin e kap Rama.

Vangjeli ndërkohë u shpreh se kjo është një dukuri e përhershme e jetës politike.

Sipas Zogaj, do ishte e paimagjinueshme që njëra palë ta kapë kryeprokurorin, në kohën kur ka kaq shumë hetime për njerëzit për qeverinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush është Elion Selmanaj, drejtori i ri i Hipotekave të Shqipërisë
Previous article FOTO/ Transformohet Albana Osmani, nuk do ta njihni me look-un e ri

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT