• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFILI I TË PARIT VRASËS SERIAL NË SHQIPËRI/ Kapteri nga Shkodra me ditar: Do vras 33 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

PROFILI I TË PARIT VRASËS SERIAL NË SHQIPËRI/ Kapteri nga Shkodra me ditar: Do vras 33 persona

3 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

28 janari i vitit 2002 do të trondiste qytetin e Shkodrës. Një çift bashkëshortësh do të vriteshin brenda shtëpisë së tyre. Ekzekutimi i tyre do të bëhej nga miku i familjes, Sadik Kuniqi. Ky i fundit ju shkoi për vizitë në shtëpi dhe vrau në befasi Isuf dhe Sadete Sulën. Ai shkoi edhe më tej, duke ju telefonuar vajzave të çiftit dhe duke i kërcënuar se do ti ekzekutonte dhe ato.

Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002 Kuniqi bën një tjetër vrasje. Ai shkoi në shtëpinë e Çesk Simonit. Aty gjeti gruan e këtij të fundit sëbashku me djalin tre vjeç. Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më vonë u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një mistri. E plagosur, Mira Simoni ka kërkuar ndihmë në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha goditjen fatale. Në momentin që po largohej nga vendi krimit Kuniqi është identifikuar nga komshinjtë.
Sadik Kuniqi është vrasësi i parë serial i identifikuar së bashku me planin e tij të ekzekutimeve. Ai kishte një ditar në të cilin u gjetën emrat e 33 personave që do të ekzekutonte. Kuniqi punonte si Kapter në degën e Punëve të Brendshme në Shkodër për postën e kufirit. Pas disa lëvizjeve ai është larguar përfundimisht nga detyra në vitin 1992 dhe ka nisur të punojë si murator.

Në vitin 2000 ai u divorcua nga bashkëshortja dhe shkak për këtë ishin çrregullimet e tij psikike. Në janar të vitit 2002 ka nisur dhe kasaphana e Kuniqit në Shkodër. I lidhur me profesionin e tij të dytë, të muratorit, Kuniqi i ka kryer 4 vrasjet e tij me një mistri. Në 2003 Kuniqi është dënuar me vendim gjykate me burgim të përjetshëm. I vetëm në qeli, vrasësi serial filloi të vuante nga haluçinacione dhe skizofreni e rënduar. Ai ndërroi jetë në vitin 2005 në spitalin e burgut pas një problem me apandesitin./tch

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO VRISTE PRONARIN E HOTELIT/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë dhe e reja që e shoqëronte, dy në kërkim
Previous article STUDIMI/ Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT