• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PROFIL/ Ndahet nga jeta Halil Minxholli, pionieri i artit të zhonglerimit
Home
Kulturë
Trashegimi

PROFIL/ Ndahet nga jeta Halil Minxholli, pionieri i artit të zhonglerimit

8 July, 2018 g.autor Art, Kulturë, Trashegimi

Ndahet nga jeta Halil Minxholli një nga pionierët dhe kontribuuesit profesionist të artit të zhonglerimit.

Minxolli lindi në Peshkopi, më 18 shkurt të vitit 1946, ndërsa në moshën 9-vjeçare, u aktivizua me rrethin e Zhonglerëve, në ish Pallatin e Pionierëve në Tiranë. Ndërkohë në vitin 1962 ai u angazhua si amator në grupin akrobatik të Estradës së Shtetit, dhe po në atë vit u prezantua për herë të parë me një “Dyshe Zhonglerimi me shishe” në duet me Sekine Ahmeti, në “Prezantohem – Skënder Sallaku”.

JETËSHKRIMI

Në vitet 1966-1969 aktivizohet me Estradën e Ushtarit.
Minxholli diplomohet në IFK “Vojo Kushi” Tiranë.
Në vitin 1969 Halil Minxholli fillon punë si zhongler profesionist, për të punuar pa ndërprerje deri në vitin 1999, kur u largua në pension. Në këtë angazhim të gjatë artistik ka qenë pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga institucioni. Ka ekzekutuar dhe krijuar një numër shumë të madh kombinimesh zhonglimi solo dhe me partnerë. Artisti Minxholli ka meritë të veçantë në krijimin e numrave me përmbajtje dhe karakter kombëtar, duke bërë që arti i zhonglerimit të “flasë” shqip.

Për vite me radhë në funksionin e Mjeshtrit ka drejtuar me profesionalizëm profilin e Zhonglerimit, duke bërë që të jetë ndër profilet më prodhues e bashkëkohorë, deri në daljen e tij në pension.
Prej vitit 1996, si President i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Cirkut Profesionist dhe Amator, ka ndikuar në lartësimin e vlerave të cirkut shqiptar, ka mundësuar pjesëmarrjen e artistëve shqiptar në aktivitete ndërkombëtare, si dhe bashkëpunime në marrjen e instrumenteve dhe literaturës bashkëkohore për cirkun.
Pas daljes në pension vazhdoi punën e tij në përgatitjen e artistëve të rinj, si dhe të krijoj për ta numra të spikatur artistik. Cirku Shqiptar humbi një nga pionierët dhe kontribuuesit profesionist të artit të zhonglerimit dhe familja njeriun e tyre të dashur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Papa Françesku dhe patriarkët ortodoksë luten për të krishterët e Lindjes së Mesme
Previous article BURG PËR "HAJDUTIN" E PULAVE/ Vendimi i "çuditshëm" i Gjykatës Shkodër. Dënimi deri në...

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT